Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Takimi Basha-Balla/ Saraçi: Provë e pengmarrjes së siglës së PD dhe alarmante për drejtësinë belge

21:42, 10/05/2023
A+ Aa A-

Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi deklaroi në Çim Peka Live se takimi Basha-Balla, është alarmant për drejtësinë belge. 

Saraçi tha se Balla dhe Basha janë nën hetim për 3.4 mln eurot e Toyota Yaris që u kapën në Portin e Durrësit. 

Ky takim, tha ai, tregon edhe zhvillimet që rrodhën në politikën shqiptare, sidomos për çështjen e statutit të PD. 

"Ky takim vjen pas përplasjeve për Toyota Yaris dhe shumë probleme të tjera, në kulmin e debatit për vulën e PD. Pas disa javësh gjykata e Apelit kishte procesin. Pas këtij takimi ka ndodhur një veprim që atëherë nuk e kuptuam pse, grupi Basha-Alibeaj tërhoqën padinë në Apel që kërkonin procesin e bashkimit të dy kuvendeve. U tërhoqën siç duket me garancinë për të shkuar në procesin tjetër gjyqësor, ankimimi i Zhukrit dhe pamë atë veprim që pamë. Për çështjen Toyota Yaris, ai operacion ishte ndërkombëtar, por guximi i personave që transportonin paratë ishte aq sa nuk ndryshuan destinacionin. Pse? Sepse garancia që nuk kapeshin këtu ishte shumë e madhe. Por harruan detajin, operacioni po kryhej edhe nga autoritetet belge. E kishin belgët në dorë.

Këta dy persona, kryesisht për Lulzim Bashën prokuroria federale belge po zhvillon hetime, në muajin Maj kanë ardhur dhe kanë marrë në pyetje Lulzim Bashën për denoncimin e tij për Lulzim Bashën se kush është burimi i informacionit për akuzat që bëri. Ti sfidon prokurorinë belge dhe drejtësinë belge dhe shkon e bën një takim të fshehtë. Kjo video përveçse për interesin politik për interesin e demokratëve, është me shumë interes për drejtësinë belge, për prokurorinë federale belge për të zbuluar ato që nuk arritën të zbulonin me dëshminë e Lulzim Bashës kur e morën në pyetje thoshte e dëgjova nga një kamarier, njëherë tjetër e mora vesh shkarazi dhe rastësisht. Kjo video dhe ky takim, përvecc pjesës politike që keni parë që që ka ndodhur më PD-në dhe politikën dhe për drejtësinë është tepër e rëndësishme, për mashtrimet ndaj drejtësisë belge ku edhe për marrjen e gazetarit në pyetje nuk kanë pranuar ta marrin në SPAK nga frika e dekonspirimit dhe e kanë kërkuar në Belgjikë. Këta dy persona që janë nën hetim për Toyota Yaris dhe 3.4 mln euro, këta takohen në mënyrë të fshehtë", tha ai  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco