VIDEO/ Kikia: Takimi Basha-Balla ndodhi kur do të vendosej për vulën e PD-së, pazare dhe marrëveshje

21:37, 10/05/2023
A+ Aa A-

Për analistin Mentor Kikia, takimi sekret mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës i ndodhur në 3 dhjetor të vitit 2022 në shtëpinë e një bashkëpunëtoreje të Bashës, është bërë në ditët kur vendosej se kush do të merrte vulën e PD-së.

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV, Kikia u shpreh se ‘takimi në atë periudhë ku çështje dite në politike ishte pikërisht fati i opozitës, padyshim të çon të hamendësosh në diskutime, marrëveshje, pazare’.

‘Në historinë e këtij takimi ilegalësh, ne mund të flasim vetëm politikisht, se ligjërisht askush nuk mund të ngresh një akuzë se pse janë takuar këta të dy.

Këtu nuk besoj se ka prokurorë të thotë se këta të dy kanë bërë vepër penale. Unë këtu nuk shikoj shkelje ligjore.

Jemi në zonën ku mund të analizojmë se çfarë ndodh politikisht në raport mes dy forcave politike, asaj opozitës që quhet zyrtare, kjo në pikun e përplasjeve brenda PD-së, në vigjiljen e Gjykatës së Apelit për vulën se kujt do ti shkojë, ishte historia kur Berisha bënte primaret, caktonte kandidatët për zgjedhjet vendore.

Ajo periudhë ka qenë pika kulmore në aktivitetin politik në pjesën e PD-së që sot ëhstë në zgjedhje, tek opozita dhe të gjitha debatet në çdo studio, përfshirë edhe këtu ishin debatet për vulën, kujt do të ja japë.

Parë në kontekstin kohor dhe të ngjarjeve që ndodhin në ato kohë, po këtu një takim mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës, padyshim që përbën lajm.

Takimi në atë periudhë ku çështje dite në politike ishte pikërisht fati i opozitës, padyshim të çon të hamendësosh në diskutime, marrëveshje, pazare’, tha Mentor Kikia në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco