'Pazar dhe marrje peng të opozitës'/ Murrizi: Takimi Basha-Balla, mban erë!

21:11, 10/05/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi komentoi në Çim Peka Live videon ekskluzive të takimit të Lulzim Bashës me Taulant Ballën. 

Pamjet e takimit u publikuan në emisionin Çim Peka Live, në Syri Tv

Takimi është zhvilluar pasditen e 3 dhjetorit 2022. 

Murrizi tha se dyshon për atë që fshihet pas këtij takimi, duke shtuar se Lulzim Basha akuzoi Ballën për 3.4 mln eurot e Toyota Yaris që mbërritën në Portin e Durrësit dhe më pas kjo dosje u harrua. Murrizi tha se Basha është në pazar me pushtetin. 

Sipas tij, deklarata e Bashës në Kuvend ishte sinjalizim për grupet e trafikut. 

"Besoj se ka qenë dekonspirim kontigjentesh, do i them këtij për inatin e këtij që ta thotë në Parlament, që ata të lajmërohen që të mos shkojnë të marrin ngarkesën se do të kapen nga policia. Si ndjehen ndërkombëtarët që janë prerë në besë, janë shitur. Unë isha aty kur e tha, doli Balla në replikë dhe ka lënë një dosje aty kur ka denoncuar 20 mln euro km në Unazë dhe i ka lënë dosjen e makinës 111 EN, të Benzit dhe i ka thënë Lulzim kur të vish këtu ja ku e ke dosjen e plotë të asaj firmës që përmende dhe anatemon për tenderin, Victoria Invest, që makina që i hipën ti është në pronësi të atij. Dhe ky i shkoi atje afër, më përmende emrin e vajzës, po të mos ishim këtu do të t'i bëja turinjtë përshesh. Pastaj u harrua 20 mln euro, u harrua dekonspirimi, u harrua edhe emri i vajzës që i përmendi Balla se ia ke vënë në nder të kësaj firme. Nuk di pse janë takuar. Dyshoj se s'ka ndonjë gjë tjetër përveçse pazare politike... Sepse këta në pazaret politike, kanë qenë të hapura të gjitha aferat korruptive dhe tenderat. Ky takim është pisllëk, pse si qen, fshehurazi, vetëm pisllëku të takon fshehurazi...Shkojnë dhe takohen për një pazar të pisët, pazar, marrje peng opozite apo pazar lekësh? Shqiptarët kanë të drejtë të mendojnë që ky takim mban erë e qelbur nga koka deri te këmbët", tha Murrizi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco