Organizata franceze: Soros po kap Gjykatën e Strasburgut, dërgoi Dorian Pavlin pa kualifikimet e duhura

Organizata franceze: Soros po kap Gjykatën e Strasburgut, dërgoi Dorian Pavlin pa kualifikimet e duhura

12:37, 08/05/2023
A+ Aa A-

Një organizatë franceze ka publikuar një raport ku shpreh shqetësimet se miliarderi ultramajtist, George Soros po i shtrin tentakulat te Gjykata e Strasburgut.

Raporti është përgatitur nga Qendra Europiane për Ligj dhe Drejtësi.

Në raport thuhet se kësaj gjykate i mungon pavarësia. Aty theksohet se shumë prej gjykatësve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut gjykojnë çështje në konflikt interes.

Drejtori i kësaj qendre, Gregor Puppnick, tha për gazetën franceze ‘Figaro’ se një nga shembujt më tipikë të kapjes së gjykatës nga Soros dhe Shoqëria e Hapur është gjykatësi bullgar Yonko Grozev. Ky i fundit ka qenë anëtar i shquar i Shoqërisë së Hapur për një kohë të gjatë, ndërsa ka themeluar dhe drejtuar Komitetin e Helsinkit në Bullgari. Edhe pse Komiteti i Helsinkit është përballur me qeverinë bullgare disa herë në këtë gjykatë, sërish Grozev nuk është përjashtuar nga trupa gjykuese në asnjë rast.

Por rasti më flagrant, sipas Puppnick është ai i gjyqtarit shqiptar Dorian Pavli.

Në raport ngrihem dyshime për vërtetësinë e CV-së së tij dhe akuzohet gjykata se nuk i ka kontrolluar deklaratat e gjyqtarëve të saj.

Gregor Puppinck thotë se asnjë organizatë juristësh në SHBA, ky Pavli ka punuar për Shoqërinë e Hapur, por as në Shqipëri, nuk ka konfirmuar cilësinë e pretenduar të avokatit nga ana i tij.

Kujtojmë se një revistë e njohur franceze shkruante para disa ditësh se Pavli është promovuar vetëm pse është kushëri i kryeministrit Edi Rama.

Puppinck sugjeron që gjykata të publikojë dokumentet mbështetëse që vërtetojnë cilësitë e pretenduara nga gjyqtarët e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco