Revista franceze: Mafia e Sorosit e dorëzoi drejtësinë në duart e Ramës

Revista franceze: Mafia e Sorosit e dorëzoi drejtësinë në duart e Ramës

09:49, 22/04/2023
A+ Aa A-

E përjavshmja franceze “Valeurs Actuelles” i ka kushtuar këtë të enjte një investigim të gjatë rolit dhe influencës që luan fondacioni Soros në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe pranë Këshillt të Evropës në të cilin “Shoqëria e Hapur” dhe Bill Gates janë financuesit më të mëdhenj.

Ky investigim ka zënë vend edhe në kopertinën e revistës ku godet titulli: “Mafia Soros, miqësi, korrupsion dhe propagandë”.

Një fakt interesant është se në këtë shumësi artikujsh, një vend i veçantë i takon edhe Shqipërisë,raporton Lapsi.al.

Teza kryesore që tenton të përcillet është ajo se “Open Society” e Soros, përmes lobingut, ka sponsorizuar ish-punonjës të vet për t'u shndërruar në gjykatës të të drejtave të njeriut në Strasburg. Madje sipas një raporti të hollësishëm të përpiluar nga Gregor Puppinck, drejtor i Qendrës Evropiane për Drejtësi dhe Ligj, këta gjyqtarë kanë gjykuar edhe çështje në konflikt interesi, pasi ato mbroheshin nga OJF-të ku ata kishin punuar më parë si rrogëtarë të fondacionit Soros.

Për të ilustruar këtë shembull, një artikull i kushtohet edhe gjykatësit të Shqipërisë pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Darian Pavli. Ai pretendon se ka qenë më parë avokat, por “CV” e tij shkakton debat, thotë revista, duke shtuar se nuk ka asnjë provë që Pavli, i emëruar në Strasburg në vitin 2018 si propozim i qeverisë shqiptare, të ketë punuar ndonjëherë si avokat ashtu sikurse pretendon. E vetmja punë që i provohet është ajo pranë findacionit Soros në Nju Jork. 

Rasti i Darian Pavlit, për të cilin dhoma shqiptare e avokatisë refuzoi të përgjigjej nëse ai ka qenë pjesë e saj, zë vend edhe në kapitullin: “Shokë dhe kushërinj”, ku përshkruhen lidhjet e atyre që emërohen si gjyqtarë në Strasburg.

“Avokat Pavli është kushëri i kryeministrit Rama, gjë që na bën të ngremë pyetjen se sa i drejtë mund të jetë ai si gjykatës në çështjet që duhet të shqyrtojë kundër qeverisë shqiptare”, shkruan e përjavshmja. Kështu për shembull- vazhdon ajo- Darian Pavli ka gjykuar në Strasburg çështje të cilat lidhen me reformën në drejtësi, një nga autorët e të cilës ai ka qenë vetë, dhe e cila, sipas opozitës, ka forcuar pushtetin e kushëririt të tij.

Në kapitullin tjetër “Shqipëria, mon amour”, vendi ynë përshkruhet si një rast për t'u mësuar në shkollë si ilustrim i ndikimit të Fondacionit Soros.

“Ky është një nga vendet ku Open Society ka financuar më shumë (në raport me popullsinë). Arsyeja është e thjeshtë. Eshtë një vend i varfër, i pastabilizuar dhe i korruptuar, pra shumë i dobët përballë influencave. Qartësisht mund të kesh shumë influencë dhe të marrësh përfitimet e investimit shumë më shpejt sesa në Francë apo në Gjermani. Në Shqipëri, Soros ka mbështetur ish-opozitën liberale (të përbërë nga shumë trashëgimtarë të regjimit komunist), kundër presidentit të shkuar konservator. Fondacioni është sot shumë pranë kryeministrit Rama dhe ka mbështetur reformën në drejtësi që mund të dukej e nevojshme, pra lehtësisht e shitshme te perëndimorët, por që pati një efekt të dyfishtë: i lejoi pushtetit të spastronte sistemin, të hiqte qafe opozitarët dhe të përforconte kontrollin mbi drejtësinë”.

Përgjatë artikujve nuk lihet asnjë dyshim se fondacioni i Sorosit, që ka financuar reformën në drejtësi, e ka dorëzuar atë në duart e pushtetit. E këtu përpos rastit të Darian Pavlit, një ish-punonjës i fondacionit, hartues i reformës shqiptare dhe tani i katapultuar në Strasburg, jepet edhe ai i zëvendësit të tij, Sokol Berberi, që ishte njëri nga tre emrat që qeveria shqipëtare i propozoi Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut. “Ai është emëruar edhe pranë Komisionit prestigjoz të Venecias që mbikëqyr kushtetutat e shteteve evropiane. Edhe Berberi ka afërsi me qeverinë, ose me botën e errët lokale. Ai është kunat i ish-ministrit Fatmir Xhafaj, që nga ana e tij është vallai i një trafikanti ndërkombëtar droge, Agron Xhafaj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco