VIDEO/ Kapet në flagrancë, Erion Veliaj përdor asetet e bashkisë për fushatë

10:43, 08/05/2023
A+ Aa A-

Erion Veliaj është kapur duke kryer një prej shkeljeve, për të cilat OSBE dhe ODIHR bëjnë thirrje të vazhdueshme në çdo raport: përdorimi i aseteve të institucioneve në fushatë. Kjo është po ashtu e parashikuar si shkelje edhe në Kodin Zgjedhor.

Në këtë video, që e sjellin qytetarët, dallohet se edhe Erjon Veliaj vetë e di mirë që është duke kryer një krim elektoral, pasi është kujdesur që makinat e bashkisë, që e ndihmojnë atë me transformator për energjinë për takimin e tij, të mos duken nga larg që janë të këtij institucioni. Ai është kujdesur të heqë në makinë gërmat 'Bashkia Tiranë', por gjurmët kanë ngelur. Dhe dallohen qartë.

Sigurisht Veliaj dhe drejtorët e tij janë duke kryer një seri shkeljesh të ligjit, me punësimet, me presionet dhe me shumë tentative për të manipuluar votën.

Lehtësia me të cilën Veliaj e shpërfill ligjin është e habitshme. Të njëjtën sfidë i ka bërë ligjit edhe me inceneratorët, me punimet e paligjshme nëpër rrugica ku është kapur edhe në flagrancë, me tabelat e vendosura nëpër zona për të krijuar idenë se po punohet, po ku mungojnë afatet.

Ai është një shkelës serial. Por ia ka dalë deri tani të krijojë imunitet e të mos shqetësohet nga drejtësia. Qytetarët e Tiranës për 6 ditë kanë në dorë të vendosin barazi, e t’i heqin atij mundësinë për të shkelur ligjin. Më tej, siç është shprehur edhe kandidati i opozitës Belind  Kelliçi, ai dhe drejtorët e tij do të ballafaqohen me një transparencë të rreptë, për çdo shkelje që kanë kryer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

iku dhe trotuari08/05/2023 13:33

minimumi ka bllokuar trotuarin, kur ke nje hall dhe parken tek botaniku per 2 minuta vjeni xhandari i bashkise ta ve gjoben qe i hangert morja

Shto koment

Denonco