SYRI TV/ Drejtori i Veliajt, Qato del edhe tek afera e ‘Myslym Ketës’...

10:41, 08/05/2023
A+ Aa A-

Pas tenderave të përfituar nga ujësjellësi, duket se kompania e të afërmve të Mariglen Qatos, ka përfituar edhe tenderin për shembjen e pallateve te “Myslym Keta”. Të dhënat e aktpadisë së bërë nga avokatja Adriana Kalaja për shembjen e këtyre pallateve, tregojnë se kompania 5D kërkoi ndihmë për largimin e banorëve nga apartamenteve. Gjithashtu, dyshohet se për shembjen e pallateve janë falsifikuar dhe dokumentet për kostot e rindërtimit

SYRI TV

Kompania “5D Konstruksion”, në pronësi të të afërmve të drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato, përfitoi tenderin për shembjen e 13 pallateve te rruga “Myslym Keta”.

Sipas aktpadisë së bërë në SPAK nga avokatja Adriana Kalaja, për shembjen me forcë të këtyre pallateve, rezulton se kompania “5D Konstruksion” bëri kërkesën për mbështetje me forca policie dhe institucione të tjera, pasi banorët rezistuan dhe refuzuan shembjen e pallateve pa marrë më parë garanci për pronën.

Më pas ndodhi edhe ndërhyrja me forcë te “Myslym Keta”, ku në orët e para të mëngjesit u bë shembja e pallateve, teksa banorët u larguan prej tyre.

Po sipas aktpadisë së dorëzuar në SPAK nga Adriana Kalaja, ka dalë në pah dhe një detaj tjetër i rëndësishëm, që duket se thellon dhe më shumë aferën e shembjes së këtyre pallateve. Sipas aktpadisë, dyshohet se për shembjen e këtyre pallateve është bërë falsifikimi i kostove të riparimeve, duke i nxjerrë më të mëdha se ato të rindërtimit. Dhe në bazë të këtyre kostove, duket se është marrë dhe vendimi për shembjen e pallateve te “Myslym Keta”.

Për këtë ngjarje, Adriana Kalaja ka bërë kallëzim në SPAK ku kërkon hetim të Erion Veliajt, Mariglen Qatos dhe shumë zyrtarëve të tjerë të Bashkisë së Tiranës, të cilët dyshohet se kanë kryer disa vepra penale.

Kompania e të afërmve të Mariglen Qatos ka qenë një ndër përfitueset kryesore të tenderave të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës gjatë viteve që bashkia është drejtuar nga Erion Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco