Rama e kërcënoi në miting, Gjergj Mërkuri i përgjigjet me sloganin e tij: Nuk ka kthim mbrapa. Vetëm Përpara!

Rama e kërcënoi në miting, Gjergj Mërkuri i përgjigjet me sloganin e tij: Nuk ka kthim mbrapa. Vetëm Përpara!

17:12, 06/05/2023
A+ Aa A-

Edi Rama foli me tone kërcënuese një ditë më parë, në mitingun e Sarandës, ndaj kandidatit të pavarur, Gjergj Mërkuri, eksponent i Partisë Socialiste

Irritimi i kryeministrit lidhet me sondazhet që favorizojnë Mërkurin në raport me kandidatin e Edi Ramës, Oltjon Caci.  

Rama iu drejtua Mërkurit duke kërkuar që të tërhiqet nga gara, ndërsa e paralajmëroi se në të kundërt faji do të ishte i tij. 

Por disa orë pas këtij kërcënimi të Edi Ramës, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale kandidati i pavarur, Gjergj Mërkuri duke konfirmuar se nuk do të tërhiqet, por do të vijojë garën drejt 14 Majit. Ai i është përgjigjur kryeministrit me sloganin e tij të fushatës: "Nuk ka kthim mbrapa, vetëm përpara"!

Ai fton mbështetësit socialistë ta përcjellin këtë mesazh, duke deklaruar se beteja e 14 Majit është për Sarandën dhe qytetarët e saj. 

Reagimi
Të dashur miq, slogani ynë i kësaj fushate elektorale për Bashkinë e Sarandës “Vendosin qytetarët, jo partitë”, bëri të kuptojnë qartë të gjithë aktorët politikë fitoren tonë në 14 maj. Ne jemi të bashkuar dhe me një ambicie të vetme, që në 14 maj të triumfojë qytetaria. Ne jemi futur në këtë garë që të fitojmë dhe ta çojmë Sarandën në një fazë tjetër zhvillimi, duke u bazuar në dashurinë që kemi për këtë qytet ku ushtrojmë aktivitetet tona jetësore të përditshme.

Ditën e djeshme Saranda u vizitua nga kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, duke dëgjuar fjalët e mira në adresën time dhe kërkesën e tij, ne si qytetarë i përgjigjemi me sloganin e tij të fushatës elektorale: 

“NUK KA KTHIM MBRAPA, VETËM PËRPARA”.

Teksa na ndajnë dhe një javë nga data zgjedhjeve unë informoj të gjithë bashkëqytetarët e mi se fushata jonë vazhdon intensivisht dhe këtë javë. Ne do të jemi kudo, do të flasim me çdo qytetar që e do Sarandën, të majtë dhe të djathtë qofshin. Kjo nuk është një betejë politike, kjo është një betejë për Sarandën dhe qytetarët do të triumfojnë në 14 maj. 

Ndaj këtë javë ftoj çdo mbështetës dhe simpatizantë, të flasë me këdo që mundet, të përcjellë mesazhin në çdo cep të qytetit, të unifikojmë forcat, pasi nga fitorja na ndan vetëm një javë. VENDOSIN QYTETARËT, JO PARTITË. 

Bashkia e Sarandës në 14 Maj pritet të prodhojë një garë mjaft interesante me tre kandidatëve Ardit Cikuli i "Bashkë Fitojmë", Gjergj Mërkuri i pavarur dhe Oltjon Caci i Edi Ramës.  

Ardit Cikuli i dalë nga primaret e Partisë Demokratike, shihet favorit për të bërë ndryshimin dhe kryeson në sondazhe si kandidati që fiton Sarandën në zgjedhjet e të dielës së ardhshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco