SYRI TV/ Kërcënoi sanitaren pse mori pjesë në mitingun e Berishës, Majlinda Bufi tenton mohimin e fakteve

11:04, 06/05/2023
A+ Aa A-

Kryetarja e Bashkisë Roskovec Majlinda Bufi, ka kërcënuar një sanitare me heqje nga puna për shkak të pranisë së saj në një miting të opozitës, ndërsa nga ana tjetër urdhëron punonjësit për pjesëmarrje masive në mitingjet e Ramës. Në përballjen me “Piranjat” ajo fillimisht ka tentuar të mohojë faktet, por më pas e tensionuar ka kërkuar të bëjë kompromis. Teksa pranon gjithçka, ajo kërkon nga “Piranjat’ të mos publikohet përgjimi, pasi i dëmton imazhin në këtë fushatë

SYRI TV

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është regjistruar duke kërcënuar një punonjëse, konkretisht sanitaren e shkollës 9-vjeçare të fshatit Suk. Shkaku është sa banal, aq edhe i zakonshëm në një sistem ku çdo vend pune, sado modest, vlerësohet nga përkatësia politike. Në regjistrimin e shfaqur në emisionin ‘Piranjat’, Bufi i ushtron presion pastrueses, e cila ka guxuar të marrë pjesë në një miting të zhvilluar nga opozita në Roskovec.

Sanitares i është ushtruar presion nga Majlinda Bufi për vendin e punës, ndërsa dëgjohen edhe këshillat që kryebashkiakja e Roskovecit i jep për shoqërinë që duhet të ketë 46-vjeçarja.

Dhurata, që përmendet edhe në audion e regjistruar, është mësuese në shkollën e fshatit Suk, njëkohësisht pjesë e strukturave të PD në Roskovec.

Por për mitingun e Ramës, gjërat janë ndryshe.

Pas rrëfimeve të dy zonjave, ‘Piranjat’ drejtohen tek bashkia për të takuar kryetaren. Pas refuzimit të parë ajo vendos t’i presë në zyrë. Fillimisht mohon gjithçka dhe madje thotë se do bëjë një denoncim për sanitaren pasi nuk është ajo në audio.

Pas pak minutash e tensionuar nga faktet kërkon mbylljen e kamerës dhe pranon gjithçka duke i kërkuar “Piranjave’ të mos publikohet sepse e dëmton imazhin e saj në këtë fushatë.

Kryetarja nuk e di nëse i ka thënë vartësve të shkojnë apo jo në mitingun e Ramës, rëndësi ka që në mitingjet e Berishës nuk duhet të shkelin.

Dhe kur ‘Piranjat’ duket se i diskutuan të gjitha me kryebashkiaken e Roskovecit, ajo i shpreh edhe një kërkesë, që materiali mos të transmetohet sepse i prish punë.

Kompromiset nuk janë pjesë e formatit të emisionit “Piranjat”, ndaj çdo denoncim transmetohet pa asnjë lloj kompromisi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco