Berisha: Më 14 maj çdo demokrat, socialist, çdo qytetar i paparti voton për veten e tij, për dinjitetin e tij!

19:37, 05/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha vijoi në Fushë Krujë turin elektoral për zgjedhjet vendore të 14 Majit. 

Ai ftoi qytetarët demokratë, socialistë dhe paparti që të votojnë për dinjitetin e tyre. 

"Të dashur qytetare dhe qytetarë të Fushë Krujës dhe Krujës, vëllezër e motra, zonja e zotërinj. Më së pari mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh, për ju, mbështetjen tuaj, për këtë takim të shkëlqyer në të cilin ju firmosni sot fitoren, firmosni ndryshimin, firmosni çeljen e dyerve të shpresës në Krujë, Fushë Krujë dhe mbarë Shqipërinë.

Është nder i madh dhe kënaqësi, të paraqes këtu qytetarin shembullor, të paraqes Agron Lokën për kryetar bashkie, të paraqes njeriun e ndershëm, biznesmenin e ndershëm, demokratin e përkushtuar, duke ju garantuar ju se Agron Loka do të shkrijë të gjithë energjitë e tij, aftësitë e tij, për të ndryshuar jetën tuaj për mirë, për të ndryshuar këtë bashki, e cila mbart mbi supe historinë e kombit, e cila përbëhet nga burra dhe gra të jashtëzakonshëm, punëtorë, të mençur, trima, atdhedashës. 

Të ndryshojmë Krujën, ta shpëtojmë atë nga një regjim i cili sot të gjitha pushtet i ka një duart e një njeriu. Të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e Edi Ramës. Keqësia e tij shpirtërore rrezatohet në jetën e fëmijëve tanë, në jetën e të rinjve tanë, në mirëqenien e familjeve tona, në bizneset dhe fermat tona. 
 
Vërtetë në datën 14 maj votojmë Agron Lokën për qytetar të parë të Krujës, por ju garantoj se në datën 14, duke votuar Agron Lokën, çdo demokrat, socialist, çdo qytetar i paparti i këtij rrethi, voton para së gjithash për veten e tij. Voton për dinjitetin e tij, për të respektuar veten e tij. Voton për të zëvendësuar dëshpërimin, zhgënjimin, indiferencën me shpresën, besimin, suksesin dhe një jetë tjetër nga ajo e sotmja. 
 
Cili do krutane e krutan, cili do shqiptare dhe shqiptar që gjatë këtyre 8 viteve ndjehet se është më mirë, ndjehet se është ekonomikisht më mirë, i them vazhdo rrugën, voto Edi Ramën dhe ke mirëkuptimin tonë. Por sot, ata të cilët mund të pohojnë një gjë të tillë janë shumë të paktën. Ata janë një rreth i ngushtë i qeveritarëve, janë një rreth i ngushtë i qeveritarëve vendorë, janë pastaj grupet e malavitës, të lidhura me pushtetin. 

Dhe këtu, përsëri duhet të ndalemi. E vërteta është se grupet kriminale dhe ato të malavitës janë fuqizuar, por do të ju them një gjë, miqtë e mi; është në mençurinë tonë të ndalemi dhe të mendojmë. Ju garantoj se asnjëri prej tyre nuk i afrohet kurrë atij kriminelit në parlament që i mbron ata, që pasurohet prej tyre, që vjedh, atij ministrit, kryeministrit që vjedh ju, në shuma, dhjetëra e dhjetëra herë më të mëdha se sa të gjitha bandat dhe hajdutët e Shqipëris të marrë së bashku. Po. Po".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco