SYRI TV/ Banorët e Gjinoqarës pa ujë e rrugë, kandidatja Sofie Alushaj premton zgjidhje

10:42, 05/05/2023
A+ Aa A-

Kandidatja e opozitës për Bashkinë Patos Sofie Alushaj ka zhvilluar një takim me banorë të Gjinoqarës, fshat i cili është shpopulluar për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe infrastrukturës rrugore. Alushaj ka premtuar se do të ndërhyjë menjëherë për t’i dhënë zgjidhje këtyre problemeve pas 14 majit

SYRI TV

Rrugë të pashtruara, njerëz që mbanin ujin me bidona nga burimet për në banesat e tyre, të zhgënjyer.

Me këtë situatë ështrë ndeshur kandidatia për kryebashkiake në Patos, Sofie Alushaj në fshatin Gjinoqarë.

Banorët janë ankuar për mungesën e vëmendjes nga pushteti lokal e qëndror, duke i premtuar asaj mbështetje në 14 për të ndryshuar situatën në të cilën pëballen, pasi ata vlerësuan kontributin që ka dhënë mjekja nga Kosova

Kandidatia për kryetare bashkie mjekia Sofie Alushaj ka premtuar zgjidhjen e problemeve  të cilat nuk kane marr zgjidhje ne gjithë këto vite qeverisje te PS.

‘Nuk mund ta imagjinoja që ende sot, kur qeveria flet për ndërtime ujësjellësash dhe rrugë, në këtë fshat banorët e mbajnë ujin me bidona dhe nuk kanë ujësjellës. Pas 14 majit jeta e banorëve të fshatit Gjinoqarë do të ndryshojë, ndryshimi vjen kur bëhemi të gjithë bashkë’.

Fshati Gjinoqarë është shpopulluar, nga afro 400 familje kanë mbetur shumë pak për shkak të problematikës së përditshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco