Koka: Dyshohet se bosët e inceneratorëve kanë pastruar paratë e mafias italiane Ndrangheta!

18:28, 04/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në Syri TV me moderatoren Sonia Meço ishte gazetari Bledian Koka.

Koka është shprehur se ekziston një hetim nga prokuroria e Padovas dhe e Tiranës për lidhjet e bosëve të inceneratorëve me biznesmenin Ilir Dedja dhe organizatën mafioze Ndrangheta.

Letërporosia është reagimi i prokurorisë së Tiranës pas një hetimi që ka zhvilluar prokuroria e Padovas në Itali. Kjo prokurori ka ardhur në përfundimin duke ngritur një çështje se biznesmeni Ilir Dedja pastron para për llogari të Ndrangheta, dhe kjo ka qenë pjesa e parë i investigimit që ka mbërritur në Tiranë. Menjëherë pas prokurorisë së Padovas ka qenë prokuroria shqiptare që e ka zgjeruar hartën e personave të përfshirë në ëtë dyshime. Nga Ilir Dedja ka kaluar te raportet që ai ka me bosët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri Klodian Zoto dhe Stela Gugallja dhe janë disa elemente të tjerë që janë administratorë.

Prokuroria e Tiranës me të njëjtën numër proceduarial akne përfshirë të gjithë këtë grup dhe si prokuroria e Padovas dhe ajo e Tiranës po kërkojnë informacione shtesë. Pas të gjithë hetimit që ka bërë prokuroria e Tiranës ka dërguar një ketër porosi në prokurorinë Italiane atje ku prokuror i famshëm është Niciola Gratteri që do të thotë se kjo është një gjë e rë që e ngren akoma më shumë pikëpyetje për çështjen e inceneratoreve.

Letërporosia e cila ka ardhur par tre viteve nga fillimi i hetimeve ka ardhur për informacion shtesë rreth aktivitetit të personave në fjalë, ndaje dhe për Zoton ka dhe një momentum tjetër ku rezulton se nga prokuroria Italiane i janë sekuestruar rreth 22 mijë euro me vete, dhe në çdo rast jemi duke folur për dyshime të forta se Ndrangheta po pastron para.

Fakti që kjo letër porosi dhe hetimi i dy prokurorive e lidh Ilir Deden me bosët e inceneratorët ngrihen dyshime se Ndrangheta është përfshirë me pastrimin e parave nën skemën e inceneratorëve. Pak kohë më parë gjatë investigimit se si dhjetra kompani fantazim qarkullonin dhjetra milionë euro duke përfshirë dhe persona që nuk kishin lidhje fare me to ku disa ishin azilantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco