'200 mijë euro për Ermal Metën'/ Blushi: Me ato para Veliaj mund të rikonstruktonte shkolla e çerdhe

'200 mijë euro për Ermal Metën'/ Blushi: Me ato para Veliaj mund të rikonstruktonte shkolla e çerdhe

17:50, 04/05/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirsë, Tedi Blushi ka reaguar pasi Erion Veliaj ka paguar 200 mijë euro për të sponsorizuar këngëtarin Ermal Meta.

Blushi është shprehur se "me 200 mijë euro mund të rikonstruktohej një çerdhe, një kopsht fëmijësh ose një shkollë"!

Ai i bën thirrje qytetarëve të votojnë ndryshimin në 14 Maj për t'i dhënë fund shpërdorimit të taksave nga bashkia e Tiranës. 

Postimi i Blushit:

200 mijë euro janë baraz me ndihmën sociale që përfitojnë nga shteti 2740 familje me 4 anëtarë me ndihmë ekonomike!

Me 200 mijë euro taksa të qytetarëve mund të ishin shtruar të paktën 4 rrugë lagjesh në Tiranë!

Me 200 mijë euro mund të rikonstruktohej një çerdhe, një kopsht fëmijësh ose një shkollë!

Me 200 mijë euro mund të ndërtohej një kënd pushimi në lagjen tuaj.

Erion Veliaj nuk bëri asgjë nga këto! 

I shpenzoi 200 mijë euro, taksa tuaja, për të “sponsorizuar” një këngëtar, që më pas t’a shiste këtë “mbështetje” si “falas” për “punët e mira të bëra në Tiranë”.

Ka ardhur koha për t’i dhënë fund shpërdorimit të taksave të qytetarëve të Tiranës!

Ndryshimi është në duart e tua!  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco