Krasniqi: Projekt-drafti i hartuar për veriun e Kosovës është antikushtetues

17:29, 04/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me moderatoren Armela Ferko ishte i ftuar analisti nga Kosova, Lirim Krasniqi.

Krasniqi është shprehur se draft statuti i hartuar nga ekipi menaxhues është në kunnërshtim të plotë më Kushtetutën e Kosovës pasi shkel gati të gjitha pikat e saj.

Mendoj që ka një mungesë të memories institucionale mes të dyja palëve. Shkarkimi i ekipit nmenaxhues është shumë i natyrshëm or disa arsye që shkojnë përtej draftit që është paraqitur nga i njëjti ekip për udhëheqjen e asociacionit në veriun e Kosovës. Kjo për shkak se udhëheqja e ekipit është padatuar në këtë detyrë ka qenë deputetet e republikës së Kosovës me listën serbe, ndërsa i njëjti person është bërë deputete në kuvendin e republikën e Serbisë në vitin 2020. Kjo deputete ka bërë betimin në kushtetutën e Serbisë dhe ajo kushtetutë e njeh Kosovën si pjesë të shtetit serb.

Kjo do të duhej të ishte shkarkuar shumë kohë më para që në marrëveshjen e Ohrir sepse mandati i saj në ekipin menaxhues ka ndrysesh sepse i njëjti persona ka ndryshuar pozicion që nga mbërritja në ekip deri në përfundimin e draftit. Ky draft që është paraqitur nga ky grup është në kundërshtim të plotë me kushtetutën e Kosovës sepse parasheh që asociacioni të ketë fuqi të draftojë akte legjislative, të organizojë referendume të ketë fuqi të lidhë marrëveshje me mekanizma ndërkombëtar dhe kombëtar e cila është në tejkalim të kompetencave të pushtetit vendor në Kosovë dhe kundër frymës së kushtetutës.

Mendoj se kjo nuk duhet të jetë temë më dhe qeveria e Kosovës duhet të jetë më proaktive sa i përket kësaj teme  sepse duhet që ti paraprijë situatave të tilla. Ne kemi pasur kohë që qeveritë që ishin në Kosovë të paraqesnin një draft për gjendjen e Veriut të Kosovës. Në këtë rast ky draft që vjen nga një deputete e Serbisë që është në kundërshtim më kushtetutën e vendit.

Fillimisht tani është një moment për të menaxhuar dëmin e sjellë nga draft statuti që vjen nga ky grup, dhe mendoj se hapi më i mirë do të ishte prezantimi i një drafti të ri në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe të ja hedhin ë tryeze faktorit ndërkombëtar. Problemi qëndron se qeveria aktuale nuk do të pranojë ekzistencën e një asociacioni të çfarëdolloj, por ky është një gaim që nuk duhet të bëhet sepse dalin të tilla drafte që janë në kundërshtim të plotë të kushtetutës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco