VIDEO-SYRI TV/ Garë e pabarabartë për zgjedhjet lokale në Dibër, makineri shtetërore e punësime elektorale

17:09, 04/05/2023
A+ Aa A-

Në Dibër, përdorimi i pushtetit lokal dhe i aseteve publike nga qeveria e Ramës si dhe punësimet elektorale po e bëjnë garën për zgjedhjet lokale të 14 majit të pabarabartë. I përzgjedhuri i socialistëve për këtë bashki, Rrahim Spahiu po përdor çdo metodë, përfshirë fryrjen e administratës për të siguruar vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ismail Uka shprehet se po përballet me makineri shtetërore.

Nga SYRI TV

Në Dibër socialistët po përdorin pushtetin, duke vënë në dispozicion të kandidatit të tyre në këtë bashki, Rrahim Spahiu asetet publikë, me qëllim sigurimin e sa më shumë votave në zgjedhjet lokale të 14 majit. Nga ana tjt Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Ismail Uka ankohet se po bën fushatë përballë një makinerie të organizuar shtetërore.

3 dite më parë, një nga zonat më të varfra të vendit, Peshkopia, u bë dëshmitare e një feste të pazakonte, me panairin e makinave retro, dhe me muzikë për qindra banorë të këtij qyteti, ku kandidati socialist Rrahim Spahiu shoqërohej nga zv.kryeministrja, Belinda Balluku, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kreu i Drejtorisë së Transporteve, Blendi Gonxhe.

Në një stendë të ngritur në bulevard, qytetarët mund të blinin targa me emërtime sipas dëshirës për 1500 lekë. Përdorimi i aseteve publike në favor të fushatës elektorale është një nga problemet kryesore të zgjedhjeve në Shqipëri, por të pyetur nga rrjeti investigativ ‘BIRN’, organizatorët pretendojnë se shfaqja në qendër të Peshkopisë nuk ka lidhje me fushatën. Ndërkohë për kandidatin e opozitës Ismail Uka, ky aktivitet është një shfaqje të shëmtuar të arrogancës së pushtetit dhe tregues i një garë të pabarabarte.

Por socialistët nuk mjaftohen me kaq. Punësimet elektorale janë një tjetër mënyrë që po përdor Bashkia e Dibrës për të rrëmbyer pushtetin. Vendet e punës në këtë bashki do të luajnë një rol edhe në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas denoncimeve të bërë nga koalicioni opozitar, punësimet e reja zënë gati 10 për qind të numrit total të punonjësve që paguhen nga bashkia, që sipas organikës së burimeve njerëzore ka shkuar në 905 persona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco