‘Tirana ka nevojë për ty’/ Erion Veliaj ka investuar mbi 200 mijë euro për koncertin ‘falas’ të Ermal Metës

‘Tirana ka nevojë për ty’/ Erion Veliaj ka investuar mbi 200 mijë euro për koncertin ‘falas’ të Ermal Metës

15:37, 04/05/2023
A+ Aa A-

Ermal Meta, një tjetër artist i cili ka dalë në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për zgjedhjet e 14 majit, nuk e ka bërë falas këtë gjë, por përkundrazi për një shifer stratosferike.

Sipas burimeve për SYRI-n, Meta ka marrë një pagesë prej më shumë se 200 mijë euro nga Erion Veliaj për koncertet e tij në Tiranë.

Nga të dhënat e siguruara, Bashkia Tiranë ka bërë një pagesë prej 85 milionë lekësh për Ermal Metën në datë 10 shtator 2021 në koncertin e tij të justifikuara si ‘shpenzime për të tjera materiale dhe shpenzime operative’.

Por nuk janë vetëm kaq, pasi sipas burimit, Erion Veliaj i ka vendosur rreth 150 milionë lekë gjoba bizneseve që të bënin donacione për koncertin 'falas' të Ermal Metës.

Gjithashtu sipas një tjetër dokumenti, Erion Veliaj, nëpërmjet bashkisë, ka paguar 43 milionë lekë në datë 1 mars 2019 për koncertin që ka zhvilluar Ermal Meta në Tiranë, ku janë shitur edhe bileta për pjesëmarrësit. 

Kujtojmë se disa emra të njohur dhe VIP-a kanë mbështetur Erion Veliajn publiksht, ku mes tyre edhe Noizy i cili ishte paguar 50 milionë lekë nga bashkia për koncertin e tij në Tiranë 'Alpha Show', me çmime stratosferike biletash. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kiri04/05/2023 18:20

Nam i zi me keta mashtruesa! Mos i besoni! Jetoni ne Tr e ta kuproni se si eshte realisht Tirana nen administrimin e Erion Veliaj. Boll e felliqet veten duke mbeshtetur kete!

Shto koment

Denonco