Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Leksione qytetarie nga një zonjë në Elbasan’/ Luçiano Boçi: Kjo është forca e qytetarëve të mi

14:36, 04/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka vijuar takimet me banorët e qytetit në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Në një prej dyerve që ka trokitur, Boçi ka gjetur përkrahje dhe mbështetje nga një zonjë, e cila ka theksuar se populli nuk do tallava por punë dhe të rritet mirëqenia.  

‘Leksione qytetarie nga një zonjë në Elbasan. Kjo është forca e qytetarëve të mi’, shkruan Boçi në Facebook.

Qytetarja: Socialist thonë kemi ba, çi ka ba. Unë s’kam nevojë për atë që po bën ky te Shkumbini, populli do rrugët e veta. Lagjet dhe rrugët e Elbasanit janë përtokë, e para. Punësimi dy. Rini s’ka këtu, ne jemi vetëm pleq. Ku është rinia, s’ka rini. Punësimi në radhë të parë që çdo familje duhet para, a ka nevojë për punë a s’ka nevojë për punë. Sa veta janë në punë, jo të rrojë partia atje fut të partisë atje se ja pret truni se s’ja pret truni, rri me këmbë përmbi këmbë atje. Unë ta jap me gjithë shpirt votën, unë ty të kam nga Elbasani, unë jam elbasanllie, me vërtet atë e kam respekt se dhe atë e njoh, po për ty siç thotë ai zotnia kryeministri atje që thotë është një... i thotë vetë ai ato punët e tjera, ne e kemi shkurt është një profesor i nderuar që ka mësuar të gjithë rininë e sotme, jo merr valle ti me një derr kalamani atje pa pikë turpi, tallava, s’ka nevojë populli për tallava. Për popullin të çojë në punë të rinjtë të hapi vende pune dhe të rregullojë të gjithë mirëqënien e popullit dhe populli është me të, jo kot fantazma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco