Ben Andoni: Mënyra denigruese si po zhvillon fushatën PS tregon frikë për rezultatin

14:08, 04/05/2023
A+ Aa A-

Kryekomisioneri shteteror i zgjedhjeve Ilirian Celibashi i dha ultimatum Partisë Socialiste deri të premten në mesnatë, që të heqë posterat dhe materialet propagandistike të cilat nuk kanë mbishkrimin që janë prodhuar nga kjo forcë politike, ashtu siç e përcakton ligji.

Ben Andoni gazetar dhe analist i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, u shpreh se mënyra denigruese se si është zhvilluar fushata sidomos nga ana e PS, tregon se ata janë të trembur nga rezultati zgjedhor. Andoni shtoi gjithashtu se e gjykon të gabuar zgjedhjen e tyre duke nisur fushatën me një këngë tallava, pasi ndonëse ju përshtatet me gjuhën e komunikimit, duhet të kërkonin një qasje tjetër.

Është e vërtetë që mëgjithëse thuhet se kanë programe, mënyra si është kanalizuar fushata sidomos nga PS ka qenë denigruese dhe duket se ju janë trembur këtyre zgjedhjeve paçka se nga sondazhet në disa Tv, ato kanë avantazh. Normalisht duhet tu tregonin qytetarëve se çfare do bënin në një mandat, pasi një forcë politike që drejton prej tre mandatesh duhet të tregojë në njëfarë mënyre edhe një staturë demokratike dhe nga ana tjetër dhe një staturë emancipimi gjë që nuk e shikoj nga PS-së e cila akoma merret më gjera të vjetra, për të denigruar kundërshtarin në këtë masë, vendos rregulla loje të cilat nuk janë të përshtatshmë për zgjedhje normale. Ju e dini se një nga këshillat e OSBE ka qenë që të edukohet publiku shqiptar. Normalisht, një peshë e madhe bie mbi publikun shqiptar për arsyen e vetme se përballë këtyre forcave politike mundohen të përdorin këtë lloj retorike dhe ato duhet të përdorin një qasje ndryshe. Unë mendoj se do ketë një abstenim të madh nga ana e publikut sepse nuk ka parë ofertë reale dhe ofertë të perceptueshme dhe është marrë më shumë me denigrime dhe më shumë është marrë koha me përpjekjen për të identifikuar shkollimin e Belindit, se sa realisht atë që mund të sillte vetë për Tiranën. Të bësh fushatë në këtë kohë me tallava, megjithëse në njëfarë mënyre ju përshtatet me gjuhën e komunikimit, sepse publiku këto kërkoka, më vjen keq ta them, por ti vetë si Parti Socialiste, duhet të kërkoje një qasje tjetër!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco