‘Mbështetje e plotë për sportin’/ Igli Cara me sportistët e rinj: Bashkë bëjmë ndryshimin

‘Mbështetje e plotë për sportin’/ Igli Cara me sportistët e rinj: Bashkë bëjmë ndryshimin

13:45, 04/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, gjatë një takimi me sportistë të rinj ka premtuar mbështetje të plotë për sportin në këtë qytet.

Në postimin e tij në Facebook, Cara thekson se në këto vite sporti është lënë në hije duke bërë që sportistët e talentuar të përballen me vështirësi të shumta pavarësisht rezultateve të arritura.

Postimi i plotë:

Mbështetje e plotë për sportin, që gjatë gjithë këtyre viteve është lënë në hije.

Janë dhjetëra sportistë të talentuar të disiplinave të ndryshme, që në mungesë të mbështetjes së Bashkisë së Durrësit, përballen me vështirësi të shumta në vijimësi, pavarësisht përfaqësimit dinjitoz dhe rezultate të arritura, në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Bashkë bëjmë ndryshimin!  Qyteti je ti!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco