Shpendi: Fushata e ka humbur kontekstin e zgjedhjeve lokale, posterat nga Rama janë denigrues

13:24, 04/05/2023
A+ Aa A-

Kryekomisioneri shteteror i zgjedhjeve Ilirian Celibashi i dha ultimatum Partisë Socialiste deri të premten në mesnatë, që të heqë posterat dhe materialet propagandistike të cilat nuk kanë mbishkrimin që janë prodhuar nga kjo forcë politike, ashtu siç e përcakton ligji. 

Shpend Gashi, pedagog dhe analist i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, u shpreh se këto postera janë denigrues dhe se kjo gjuhë e urrejtjes e përdor nga kryeministri Rama, ndikon drejtpërdrejt dhe negativisht në elektorat. Sipas Gashit këto zgjedhje e kanë humbur kontekstin e zgjedhjeve lokale, pasi mungon informacioni për kandidatët.

Unë i shikoj si parapërgatitje për zgjedhjet e 2025 kështu që sipas meje e kanë humbur fare kontekstin e zgjedhjeve lokale, pra praktikisht ne nuk shikojmë kandidatët që reklamojnë programin e tyre dhe japin ofertën e tyre, por shikojmë krerët e partive të cilët debatojnë apo luftojnë betejat e tyre politike në zgjedhje lokale. Posterat janë denigrues, sidomos në rastin e kryeministrit Rama, pra ''unë jam e ardhmja dhe këta tjerët janë të nxirë'', kështu që edhe gjuha e urrejtjes që përdoret aty ndikon negativisht edhe në elektorat. Pra, sot në vitin 2023 ne nuk flasim për ofertë por si të nxijmë tjetrin. Pra ne jemi para zgjedhjes ‘ 'unë jam i keq por këta janë edhe më të këqinj se sa unë’' kështu që, oferta është pothuajse zero. Unë nuk di ku është programi i një partie që ka 10 vite në pushtet. Që ka ardhur në 2017-të me kazan dhe kusi dhe vjen prap me këngë tallava. Kjo është taktika e zgjedhur nga qeveria, është e drejta e tyre ta japin si ofertë, dhe ngelet tek sovrani zgjedhja, do ta besojë apo jo!

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco