Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Fredi Beleri, takime në Borsh: Rruga e bregdetit, pa investime

12:37, 04/05/2023
A+ Aa A-

Infrastruktura rrugore në zonën turistike të Borshit është lënë qëllimisht që kjo zonë turistike të braktiset. Kështu u shpreh kandidati i opozitës për këtë bashki, Fredi Beleri, i cili premtoi ndryshim pas 14 majit. Në takim me banorët ishte e pranishme dhe deputetja Ina Zhupa

SYRI TV

Borshi ka qenë ndalesa e radhës e kandidatit për kryetar bashkie në Himarë, Fredi Beleri.

Në këtë takim, në mbështetje të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ishte edhe deputetja Ina Zhupa.

Në fjalën e saj, deputetja Zhupa e ka quajtur Belerin, kryetarin e ardhshëm të Bashkisë Himarë.

Për kandidatin Beleri, problem i madh për Borshin mbetet sigurisht rruga e fshatit turistik. Rruga është lënë me qëllim sipas tij në këtë gjendje, për t’i detyruar banorët ta braktisin Borshin.

Qytetarët e Borshit, krahas infrastrukturës së munguar, renditën si shqetësime kryesore mungesën e shërbimeve që ju ofrohen, problemet që kanë me ujin e pijshëm, taksat e larta që nuk e favorizojnë biznesin, si dhe presionet e herëpashershme për t’i detyruar t’i mbështesin me anë të votës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco