Lajmi i fundit

‘Doçi, Avdyli dhe 4 oficerë u lejuan t’ja mbathin’/ Berisha: Skrapi dhe policia hodhën në erë operacionin me 50 mandate arresti

FOTO/ Luçiano Boçi: Projekti ynë do t’i japë një ritëm të ri punëve dhe zhvillimit të Elbasanit

FOTO/ Luçiano Boçi: Projekti ynë do t’i japë një ritëm të ri punëve dhe zhvillimit të Elbasanit

12:38, 01/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit të djathtë “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi ka vijuar ditën e sotme takimet në qytet ku ka biseduar me banorë të lagjes '5 Maji'.

Gjatë bisedave me banorët e zonës, ai tha se projekti që ka për Elbasanin do t’i japë ritëm dhe zhvillim qytetit pas zgjedhjeve të 14 majit.

“Lagja '5 Maj', për të shtrënguar duart dhe për të rikonfirmuar besimin për 14 majin.

Nuk i kam premtuar askujt se në 15 maj, jeta e tyre do të ndryshojë përnjëherë. Por e sigurt është që me frymën dhe dëshirën e ndryshimit që kam konstatuar kudo në Elbasan, projekti ynë do t’i japë një ritëm të ri punëve dhe zhvillimit të Elbasanit.

Një ekonomi që lëviz është një mundësi e re për secilën prej familjeve tona për të ardhmen e këtij qyteti”, shkruan Boçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco