Takimi me të rinjtë në Tropojë, Mediu: Më 14 Maj të fitojmë  kundër varfërisë, shpopullimit dhe shkatërrimit të familjes

Takimi me të rinjtë në Tropojë, Mediu: Më 14 Maj të fitojmë kundër varfërisë, shpopullimit dhe shkatërrimit të familjes

09:48, 01/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka marrë pjesë në një takim me të rinjtë në Tropojë.

Lista e keshilltarëve republikanë për këtë bashki kryesohet nga i riu Arbios Kovaçica.

Kryetari i PR se bashku me Arbiosin, keshilltarët e Partisë Republikane, deputetin e PD Isuf Çelaj dhe kandidatin e opozites për Tropojën Besnik Dusha e filluan takimin me të rinjtë e Tropojës me një vizitë tek busti i heroit të demokracisë Azem Hajdari, prijesi i Levizjes Studentore kundër regjimit komunist.

Arbios dhe të rinjte e tjerë shprehen angazhimin e Tyre për të fituar bashkinë e Tropojës.

Kandidati Besnik Dusha theksoj se kjo qeveri e urren Veriun dhe Tropojën, duke e zhytur në papunësi dhe duke larguarr nga puna sa erdhi në pushtet këdo që ishte Tropojan.

Asnje investim nuk është bërë në Tropojë tha ai, ndërsa nën qeverisjen e të djathtës janë bërë investime të rëndësishme në infrastrukturë.

Deputeti Isuf Çelaj theksoj se bashkia e Tropojës do i kthehet Tropojës dhe të rinjëve deri me sot me keshillat bashkiakë monist, bashkia ka qenë zgjatim i qeverisë, njësoj si ish komitetet egzekutive të komunizmit.

Arritja e Ramës në Tropojë është varfëria dhe shpopullimi.

Në fjalën e tij kryetari i Partisë Republikane theksoi se ky është momenti i të rinjëve në Tropojë dhe mbarë Shqipërinë është dita për të marrë në dorë fatin tuaj.

Qeveria po përdor cdo mjet për të na thyer dhe manipuluar, duke bërë presion, duke varfëruar e shpopulluar, duke luftuar kundër lirisë sonë.

Pa liri nuk ka jetë, pa besim nuk ka të ardhme, pa familje nuk ka komb dhe këto vlera të jashtëzakonshme ne duhet ti mbrojmë.

Atë që na ka fal Zoti ne nuk mund ta lëmë ta shkatërrojnë njerëzit e pushtetit.

Prandaj çdo votë Republikane do jetë dhe votë për Besnik Dushën.

Të shkojme tek çdo familje, tek çdo Tropojan për të votuar në 14 Maj dhe për të fituar kundër varfërisë, shpopullimit dhe shkatërrimit të familjes dhe Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco