Zija Ismaili, kandidati i i opozitës për Beratin, intervistë në 'Kafe Shqeto'

Zija Ismaili, kandidati i i opozitës për Beratin, intervistë në 'Kafe Shqeto'

08:17, 01/05/2023
A+ Aa A-

Z. Zija Ismaili, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Beratit është ftuar sot për nj intervistë në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV.  

Zija Ismaili, është mjeku që kandidon nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë Ervin Demos në bashkinë e Beratit më 14 maj.

Zija Ismaili ka lindur në Berat më 20 gusht të vitit 1970. Rrjedh nga një familje e persekutuar nga regjimi diktatorial i para viteve 1990. Ka qenë aktivist i Partisë Demokratike dega Berat gjate gjithë kohës që ka jetuar në këtë qytet. Ka marrë pjesë në të gjitha fushatat elektorale që ka drejtuar PD në të gjitha nivelet e zgjedhjeve gjatë gjithë kohës. Ka drejtuar fushatën elektorale te kandidatit të Partisë Demokratike  ne vitin 2005 dhe 2009. Ndërsa tani është kandidat për kryetar të Bashkisë së Bertatit i koalicionit Bashkë Fitojmë.

Ismaili dhe ekipi i tij kanë ngritur një platformë që synon t’ua ktheje qytetarëve bashkinë. Kandidati për kryetar të bashkisë Berat ka bërë dëgjesa me qytetarët ka evidentuar një problematikë shumë të madhe në lidhje me cilësinë e jetës, si pasojë e menaxhimit të keq nga administrata dhe kryetari aktual.

Zija Ismaili mendon se gërshetëzimi i turizmit me agroturizmin dhe truizmin malor mund të përmirësohet oferta e qytetit për turistët që duan të kalojnë më shumë se një natë në qytet.

Ismaili akuzon kryetarin aktual të bashkisë se është duke u ofruar qytetarëve kontrata tremujore pune në këmbim të votës.

Një tjetër akuzë për kryetarin aktual është “ fryrja” e administratës, sidomos në periudhën zgjedhore. Sipas tij, taksat e qytetarëve të Beratit shkojnë për të ndarë pagat e administatës.

Ismaili ka dalë kandidat nga procesi i Primareve dhe se rrjedhimisht ka mbështetjen e demokratëve, ai shtoi se ka edhe mbështetjen e intelektualëve të qytetit, elektoratit gri, por edhe të socialistëve të ndershëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco