Fushata në Korçë, Meta: Aliolli ka projekt fantastik për termoizolimin e banesave

Fushata në Korçë, Meta: Aliolli ka projekt fantastik për termoizolimin e banesave

21:30, 30/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se programi i kandidates së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Korçës, Ledina Alollit, për termoizolimin e banesave është një program fantastik.

Ai thotë se ky projekt u shërben të gjithë qytetarëve të Korçës dhe ul koston e jetesës.

“Është një projekt që i intereson të gjithë qytetarëve të Korçës. I intereson aq shumë familjeve të Korçës që nuk përballojnë dot çmimet e jashtëzakonshme të druve, se edhe ato janë bërë monopol i Rilindjes.

1/3 e këtij projekti që i shërben të gjithë Korçës për termoizolimin është vlera e asaj kullës së korrupsionit dhe arrogancës së Rilindjes.

Ndaj të vrapojmë në këto dy javë me këtë program të mrekullueshëm edhe për termoizolimin e Korçës që paraqiti Profesore Ledina Alolli këtu bashkë edhe me ekspertin. Ta çojmë në çdo familje të Korçës, jo vetëm këtë program, por edhe programin e uljes së taksave, sepse gjithë politika jonë synon uljen e kostos së jetesës dhe njëkohësisht përmirësimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët”, shprehet Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco