Berisha: Bernard Ndreca, hero i gjallë i votës së lirë. Ata që menduan se mund të të mposhtin, morën turpin e historisë

Berisha: Bernard Ndreca, hero i gjallë i votës së lirë. Ata që menduan se mund të të mposhtin, morën turpin e historisë

19:32, 30/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e Vaut të Dejës ku ka prezantuar kandidatin e opozitës për këtë bashki Zef Hila. Në nisje të fjalës së tij ai iu drejtua kreut të PD-së Vau i Dejës të cilit ju bë një atentat me tritol pak kohë më parë.

Berisha: I dashur Bernard Ndreca, heroi i gjallë i votës së lirë.

Atentati ndaj teje ishte atentat ndaj mbarë popullit opozitar, i cili është i vendosur të përmbysë me 14 maj monizmin e bazuar në banda, krim dhe drogë.

Në emër të demokratëve shqiptarë të përcjell nderimin tim më të madh, përshëndetjen time, nderimin dhe mirënjohjen sepse ata që menduan se do të mund të asgjësonin, fizikisht, pse mund të të mposhtnin moralisht, ata morën turpin e historisë, kurse ti udhëheq, prinë Partisë Demokratike drejt fitores së Zef Hilës në këtë bashki.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco