Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

Socialisti në Fushë-Arrëz dorëzoi teserën e PS-së live gjatë takimit elektoral, Berisha: Një akt atdhetarie i vërtetë!

Socialisti në Fushë-Arrëz dorëzoi teserën e PS-së live gjatë takimit elektoral, Berisha: Një akt atdhetarie i vërtetë!

17:36, 30/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pasi një anëtar i Partisë Socialiste vendosi që të dorëzojë teserën e partisë së tij, live në ekran gjatë një takimi që kreu i PD zhvilloi në Fushë-Arrëz.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe videon e momentit të dorëzimit të teserës, Berisha ka shkruar se qytetari ka bërë një akt atdhetarie të vërtetë.

“Një akt atdhetarie të vërtetë”, shkruan Berisha krah videos së publikuar.

Kujtojmë se qytetari gjatë takimit me Berishën, pasi shprehu pakënaqësitë e tij me qeverinë socialiste, tha se ka ardhur kohë për ndryshim.

“Unë 30 vite anëtar i Partisë së Enver Hoxhës. Ka ardhur koha për ndryshim. Ja ku i ke 2 tesera, jepja Edi Ramës, një për Taulantin dhe një për Belindën”, u shpreh qytetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco