VIDEO/ Edi Rama sulmon SYRI TV dhe rikthen premtime e 2013: Do t`ju japim tapitë

16:06, 30/04/2023
A+ Aa A-

Ndërsa pranoi dështimin e zgjidhjes së çështjes së pronësisë, legalizimeve falas dhe ndarjes së tokave për 10 vite në qeverisjen e tij, kryeministri Edi Rama iu është rikthyer edhe njëherë premtimeve të vitit 2013. Ndërsa prezantonte kandidatin e Malësisë së Madhe, Rama hoqi përgjegjësinë nga vetja duke thënë se shkak për dështimin ishte korrupsioni e xhagajdurët në Kadastër.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama është rikthyer 10 vite pas, me premtime për zgjidhjen e çështjeve të pronësisë.

Ndërsa po të njëjtat premtime, për titujt e pronave dhe legalizimet fala i bëri kur mori pushtetin në vitin 2013, kryeministri iu rikthye sërish në këtë fushatë, por duke zgjedhur të shmang llogaridhënien. E në këtë kuadër, kryeministri largoi përgjegjësinë nga vetja, duke fajësuar korrupsionin në kadastër. 

Në një kohë që sipas ERRE-s, Shqipëria ka blerë 503 milionë euro energji gjatë vitit 2022 për të kompensuar humbjet në rrjet, Kryeministri Edi Rama tha nga Kopliku se kjo energji është blerë për shkak se prodhimi vendas nuk plotëson nevojat për konsum.

Ndërsa fjala e tij transmetohej live në SYRI TV, Edi Rama nuk kurseu as sulmet ndaj televizionit SYRI TV.

Edhe në takimin e zhvilluar në Malësinë e Madhe, në vend të bilanceve, kreu i qeverisë ka zgjedhur të sulmojë kundërshtarët e tij politik të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco