SYRI TV/ Banorët e Bërxullës vijojnë protestat, bllokojnë rrugën: S’tërhiqemi derisa të zgjidhet çështja

16:02, 30/04/2023
A+ Aa A-

Këtë të diele protesta e banorëve të Bërxullës është shoqëruar me tensione pasi banorët bllokuan rrugën kryesore. Teksa kanë hyrë në muajin e 8 të protestës, ata vijojnë me thirrjet për dëmshpërblim sipas çmimit të tregut dhe transparencë të projektit. Nëse kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje, ata thonë se do të përshkallëzojnë protestat.

Syri tv

Ka vijuar me tensione këtë të diel protesta e banorëve të Bërxullës, të cilët bllokuan rrugën kryesore të Rinasit, në shenjë revolte kundër ndërtimit të aksit rrugor Thumanë-Kashar.

Pavarësisht thirrjeve dhe kundërshtive të tyre, kompania koncensionare ka nisur punimet në një pjesë toke bazuar në kontrata individuale. Kjo ka shqetësuar banorët protestues, të cilët thonë se nuk arrijnë asnjë marrëveshje dhe do të përshkallëzojnë protestat nëse nuk plotësohen kushtet e tyre, ndërsa vijojnë me denoncimet për projektin.  

Banorët e Bërxullës kanë hyrë në muajin e 8 të protestave kundër projektit të autostradës Thumanë-Kashar. Në total nga ky projekt preken 22 banesa dhe mbi 35 hektarë tokë bujqësore. Gaz: F. Çela, Op: A. Muka, Mont: N. Stafa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco