Garo: Portalet e financuara nga Balla-Brava me para iraniane, trillime të neveritshme për kryetarin e PD

Garo: Portalet e financuara nga Balla-Brava me para iraniane, trillime të neveritshme për kryetarin e PD

16:02, 30/04/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me një lajm të shpërndarë në mediat e kontrolluara nga Edi Rama, duke i vënë në gojë kreut të selisë blu, deklarata të falsifikuara.

‘Portale të financuara nga Balla nga Brava me para iraniane, i atribuojnë Kryetarit të Partisë Demokratike deklarata të falsifikuara sikur ai paska thënë se SHBA-të janë fuqi koloniale’, thuhet në reagimin e bërë nga zëdhënësja e PD-së, Florian Garo.

Më poshtë deklarata e plotë e zëdhënëses së PDSH, Floriana Garo:

Mbi trillime të neveritshme të mediave Balla-Basha.

Portale të financuara nga Balla nga Brava me para iraniane, i atribuojnë Kryetarit të Partisë Demokratike deklarata të falsifikuara sikur ai paska thënë se SHBA-të janë fuqi koloniale.

Një deklaratë të tillë Berisha nuk e ka bërë kurrë, përkundrazi, ai ka deklaruar se SHBA-të kanë kontribuar palcërisht në shembjen e sistemit kolonial.

E vërteta:

Nuk është hera e parë që shërbimet iraniane dhe vegla të tyre në Tiranë bëjnë ndaj z.Berisha shpifje të tilla apo të ngjashme me këto.

Por, rikujtoj këtu kur z.Berisha krahasonte Ahmedinaxhadin me Hitlerin për deklaratat e tij për zhdukjen e Izraelit, Veliaj bënte vizita të fshehta në Iran dhe shërbimet iraniane fabrikonin deklarata të pavërteta ndaj tij.

Kësaj radhe Balla-Brava dhe shërbimet iraniane janë të tërbuar se z.Berisha ka ekspozuar Erion Veliajn, vizitat e fshehta të tij në Tehran dhe lidhjet e tij me paratë e Pazdaran.

Garantoj se lidhjet e errëta te Veliajt me Iranin dhe sipërmarrjet e lidhura me djegësat do të zbardhen plotësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco