Media e BE: Tjetër gjyq arbitrazhi për Shqipërinë, kompania gjermane kërkon miliona euro!

17:23, 29/04/2023
A+ Aa A-

Një tjetër gjyq arbitrazhi për qeverinë shqiptare. Agjencia e mirënjohur pranë Bashkimit Europian, Euroactiv shkruan se një kompani gjermane kërkon nga shteti shqiptar miliona dollarë për prishjen e kontratës për të operuar në Portin e Durrësit. Euroactiv thekson mungesën e transparencës dhe konkurencës në projektin e ri të Portit të Durrësit ndërsa vë në dukje dëmshpërblimet miliona dollarëshe që qeveria e Edi Ramës duhet të paguajë investitorëve të huaj për vendimet arbitrare.

SYRI TV

Agjencia e Brukselit, EurActiv, shkruan se një kompani gjermane kërkon dëmshpërblim nga qeveria shqiptare në arbitrazhin e Uashingtonit.

Në një artikull të publikuar këtë të shtunë nga agjensia europiane, thuhet se Kompania EMS Shipping&Trading pretendon se shteti shqiptar i detyrohet miliona dollarë për shkak të prishjes së kontratës, për të operuar në terminalin lindor të Portit të Durrësit.

 

Kompania është dëbuar për shkak të projektit të ri të Portit të Durrësit. Agjensia europiane thekson se:

"Projekti i parashikuar për Portin e Durrësit është kontrovers në vetvët. Emaar Group me qendër në Dubai do të zhvillojë zonën përgjatë pesë viteve për 2 milionë euro. Planet për të transformuar zonën në një marinë luksoze me dyqane dhe apartamente të nivelit të lartë kanë tërhequr vëmendjen nga frika e mungesës së transparencës dhe konkurrencës".

Euraktiv shkon më tej duke vënë në dukje se:

Në nëntor të vitit 2022, BE-ja tërhoqi një grant prej 28 milionë eurosh nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor që do përdoreshin në terminalin perëndimor të portit.

Sipas agjensisë së Brukselit, Shqipëria ka humbur disa gjyqe të profilit të lartë në arbitrazh, ku më i rëndi është ai ndaj biznesmenit italian Françesko Beketi, të cilit duhet t’i paguajë 110 milionë euro.

Po ashtu, një kompani e quajtur Aktor ka paditur shtetin shqiptar për 44 milionë euro.

Në këto kushte, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mund të dalë nga Arbitrazhi Ndërkombëtar, që mbron investitorët e huaj nga arbitrariteti qeveritar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco