SYRI TV/ Rama premtoi pagat, Kuvendi anulon seancat pas pazarit Balla-Alibeaj

17:08, 29/04/2023
A+ Aa A-

Kuvendi ka njoftuar në mënyrë të paligjshme anullimin e seancave plenare deri në përfundimin e zgjedhjeve të 14 majit. Vendimi i dakordësuar mes Enkelejd Alibeajt dhe Taulant Balla vjen në të njëjtën kohë me premtimin e kryeministrit Rama për rritjen e pagave. Duke qenë se një projekligj i tillë duhet të kalojë me votë në Kuvend, dëshmon se premtimi i Ramës është një manovër dhe blof elektoral që synon marrjen e votave të qytetarëve.

 SYRI TV 

Është një nga ditët më të shënuara të qeverisjes sime. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave dhe kemi sanksionuar e zeza mbi të bardhë, se në harkun e një viti paga mesatare e Republikës së Shqipërisë do të shkojë nga 563 euro që është sot në 900 euro.

3 javë më parë qeveria miratoi vendimin per rritjen e pagave për të punësuarit në administratën publike. Por duket se dakordësimi i projekligjit për këtë çështje është një blof i kryeministrit Edi Rama për të marrë votat e qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit.

Kuvendi i Shqipërisë, i cili është autoriteti fundor i cili miraton me votë këtë projektligj, në shkelje të ligjit ka vendosur anulimin e seancave plenare.

Zyra e shtypit e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla njoftoi se vendimi u mor në Konferencën e Kryetarëve ku në procesverbalin e mbledhjes, theksohet se Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj kanë rënë dakord që të anulohen seancat e parashikuara deri në përfundimin e zgjedhjeve.

Siç ka ndodhur rëndom gjatë 18 muajve të fundit, propozimi fillimisht ka ardhur nga deputeti Alibeaj dhe gjeti mbështetjen e menjëhershme nga kreu i grupit parlamentar te Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ky i fundit pranon se pavarësisht se nuk është parashikuar me ligj, praktika e mëparshme gjatë zgjedhjeve vendore sipas tij, ka treguar se punimet e Kuvendit janë pezulluar gjatë muajit të fushatës.

Propozimi i Alibeajt për ndërprerjen e punimeve të Kuvendit është qëndrim personal dhe i pakonsultuar edhe me deputetët që kanë qenë afër tij, pasi në seancën e fundit të zhvilluar, deputeti demokrat Dashnor Sula është shprehur kundër anulimit të seancave të Kuvendit.

Pezullimi i Kuvendit në të njëjtën kohë me miratimin e vendimit nga qeveria për rritjen e pagave për sektorin publik, dëshmon se premtimi i Edi Ramës është thjesht një manovër elektorale për të marrë votat e qytetarëve më 14 maj.

Kjo çështje u pasqyrua edhe në raportin e parë të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, i publikuar një ditë më parë.

Raporti theksoi se shumë bashkëbisedues të misionit vezhgues të ODIHR-it kanë ngritur shqetësime për vendimin e 31 marsit që parashikon një bonus prej 5,000 Lekësh (përafërsisht 44 Euro) për pensionistët, që do shpërndahet në prill, si dhe premtimet për rritjen e pagave të grupeve të ndryshëm të punonjësve në sektorin publik, të shprehura në disa raste gjatë prillit nga kryeministri Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco