VIDEO/ Transporti falas, histori suksesi në Maltë, kryebashkiaku i Valetas flet për SYRI TV

15:00, 28/04/2023
A+ Aa A-

Valeta, kryeqyteti i Maltës është një prej qyteteve që aplikon prej muajsh transportin publik falas. Syri TV realizoi një reportazh në këtë qytet, ku transporti publik falas ka rezultuar i suksesshëm jo vetëm për të ulur kostot e jetesës së qytetarëve, por ka shmangur trafikun e ulur ndjeshëm nivelin e ndotjes. Qytetarët vlerësojnë shërbimin, ndërsa kryebashkiaku i Valetas inkurajon projektin e Belind Këlliçit për zbatimin e këtij projekti edhe në Tiranë.

SYRI TV

Transporti publik falas është një prej premtimeve të kandidatit të 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Tiranës ë, Belind Këlliçi, që ka shkaktuar jo pak polemika sa i përket realizimit. Ky projekt i premtuar nga Këlliçi po aplikohet në shumë qytete europiane, ku një ndër to është kryeqyteti i Maltës, Valeta. Syri TV ka bërë një reportazh në këtë qytet, ku çdo banor i këtij qyteti nëpërmjet një karte rezidenti mund të udhëtojë falas.

Për qytetarët e Maltës kjo është një ulje e ndjeshme e kostove, por edhe shërbimi është edhe më cilësor.

Gjatë xhirimeve të reportazhit, nuk munguan as shqiptarët që prej vitesh jetojnë në Maltë, të cilët thonë se jetesa u është bërë më e lehtë e më pak kosto, ndërsa shprehen se ky projekt mund të zbatohet edhe në Tiranë nëse ka dëshirë e vullnet.

Kryebashkiaku i Valetas, kryeqytetetit të Maltës, Alfred Zamid e cilësoi të suksesshëm këtë projekt, që sipas tij erdhi nga nevoja për të ndihmuar qytetarët për të shmangur trafikun dhe uljen e ndotjes, objektiva të cilat janë realizuar. E ndërsa flet për benefitet e transportit falas, Zamid inkurajon projektin e Belind Këlliçit dhe zbatimin e tij në Tiranë.

Tranporti falas për të gjithë qytetarët   aplikohet në Maltë që prej 1 tetorit 2022 dhe sipas të dhënave zyrtare të qeverisë malteze, në muajin mars të 2023, janë rreth 5.4 mln pasagjerë që e përdorin këtë shërbim, 50% më shumë se e njëta periudhë të një viti më parë. Pikërisht i njëjti projekt është  premtuar edhe nga kandidati i koaliconit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi, i cili deklaron se transporti  falas për kryqytetasit, do të ulë kostot e jetesës dhe do t'i japë fund situatës së rënduar të trafikut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco