'Demokrati' Alibeaj: Edi Rama është progres, ndërsa Berisha regres!

19:04, 27/04/2023
A+ Aa A-

Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim në Shkodër, ku nuk e ka fshehur dhe simpatinë e tij për Edi Ramën. Domosdo s’ka se si ta fshehë sepse i ka dhuruar shtëpinë dhe vulën e  demokratëve.

Ndër të tjera, Alibasha në fjalën e tij ka theksuar se Rama është një alternativë e mirë për të ardhmen duke e vënë veten në pozicionin e analistit, në këtë rast ‘Analist i Blerë’  dhe duke i bërë një rezyme të shkurtër spotit të fushatës.

Kjo është faktimi se Alibasha po bën marionetën e pushtetit për të shkatërruar PD, opozitarizmin, dhe për të tentuar të mbajë sa më gjatë në pushtet Ramën.

I gjithë ky zell për të sulmuar atë që në të vërtetë e ka krijuar si figurë politike Alibashën, Berisha, nuk besojmë se vjen dhe parimet e larta që ai ndjek në jetë, duke e cilësuar Berishën si e vjetra, dhe veten si e ardhmja.

Vallë a mund të ketë të ardhme Shqipëria me person që shitet e blihet sa herë e kërkon rasti?!

Alibasha le të përgjigjet se sa lirë e ka shitur shpirtin te djalli e pastaj ta heqë maskën e të bëhet një ushtar i devotshëm i rilindjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Andi13/05/2023 19:31

,,,duhet te kete mbaruar ndonje shkolle për gjeometer ky,matesi i lartesive.

Andi13/05/2023 19:30

,,,duhet te kete mbaruar ndonje shkolle për gjeometer ky,matesi i lartesive.

Alibasha28/04/2023 14:50

Po mor po, je nje i shitur !

Shto koment

Denonco