'Vështirë se do ta dëgjojmë sërish'/ Bledian Koka: Pse Rama u tërhoq nga kërcënimi për shqiptarët

18:41, 27/04/2023
A+ Aa A-

Edi Rama bëri një hap pas dje lidhur me deklaratën e tij kërcënuese ndaj qytetarëve dhe bashkive që do të zgjedhin në krye kandidatët e opozitës. 

Gazetari Bledian Koka shpjegoi në "Task Force"Syri Tv pse Rama nga qëndrimi i mëparshëm kur tha se qeveria s'do bashkëpunojë me bashkitë e opozitës. 

Ai theksoi se artikulimi i Ramës në publik bëhet në varësi të sondazheve dhe kur qytetarët nuk i presin mirë qëndrimet e tij, ai tërhiqet. 

"Me sa e njoh unë Rilindjen, gjithmonë artikulimet e tyre janë në bazë të sondazheve. Një javë pasi e pompoi deklaratën bëri një tërheqje taktike, zoti Rama nuk e bën këtë nga frika. Por sondimi i këtij kërcënimi nuk ka ngjitur te opinioni p-ublik. Prandaj doli dje dhe në nmënyrë dredharake tha s'e kam thënë kështu, janë keqkuptuar. Ai nuk ka frikë nga ligji dhe drejtësia që kontrollon vetë, as nga faktori ndërkombëtar, por e vetmja gjë që ka frikë dhe gjithmonë e orienton artikulimin e vet, por orienton edhe aksionin e vet politik, janë sondazhet e veta të brendshme. Dhe me sa duket mesazhi që ka ardhur nga poshtë nga ky lloj kërcënimi është se shqiptarët i kanë thënë provoje, prandaj ne pamë një tërheqje dhe vështirë se në vazhdim do ta dëgjojmë më këtë lloj kërcënimi për shqiptarët", tha Koka.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco