Intervistë me z. Ismail Uka, kandidat i opozitës për bashkinë e Dibrës, në 'Kafe Shqeto'

Intervistë me z. Ismail Uka, kandidat i opozitës për bashkinë e Dibrës, në 'Kafe Shqeto'

08:13, 27/04/2023
A+ Aa A-

Intervistë me z. Ismail Uka, kandidati i koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ për bashkinë e Dibrës, në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV.

Kur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi në Dibër kandidatin e opozitës për këtë bashki Ismail Ukën, u bëri thirrje demokratëve të votojnë masivisht në 14 maj, duke i quajtur ato zgjedhje të jetës. 

Berisha deklaroi se opozita do të përmbysë monizmin e Edi Ramës. Ai deklaroi se demokratët nuk do të lejojnë ndërtimin e Skavicës,  për të cilën tha se është aferë e pastër korruptive, që synon varrosjen e  Dibrës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha denoncoi edhe udhëtimet e luksit  jashtë shtetit të Zv.kryeminsitres Belinda Balluku, në një kohë që shqiptarët largohen nga vendi për shkak të varfërisë.

Fokusin, Berisha e ndali tek projekti i qeverisë për Skavicën,  të cilën e quan një aferë korruptive që sjell varrosjen e Dibrës. Ai paralajmëroi se  demokratët nuk do të lejojnë  këtë projekt, ndërsa i bëri  thirrje kompanisë Bechtel të tërhiqet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco