Mustafaj: Provokimi i Belindit, nxori në pah të gjithë llumin dhe avokatët mbrojtës të korrupsionit të Veliajt

Mustafaj: Provokimi i Belindit, nxori në pah të gjithë llumin dhe avokatët mbrojtës të korrupsionit të Veliajt

18:58, 26/04/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi i ‘Brain Gain’ në PD, Andi Mustafaj i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se posteri provokues i Belind Këlliçit nxori në pah menjëherë të gjithë llumin dhe avokatët mbrojtës të korrupsionit të Erion Veliajt në Tiranë.

‘Provokimi i Belind Këlliçit me këtë poster, ishte që të dalë në pah korrupsioni i Erion Veliajt, pra ishte në pah që të dalë në pah e gjithë e keqja, i gjithë llumi i korrupsionit në vendin tonë, nëpërmjet një posteri provokues, që nuk ka aspekte morale as ndaj qytetarëve shqiptarë të ndershëm dhe as ndaj kërkujt tjetër veç se personave të korruptuar dhe avokatëve të tyre, ai tentoi të krijojë këtë provokim.

Funksionoi provokimi dhe nxorri në pah të gjithë avokatët mbrojtës e korrupsionit në vendin tonë. Këta njerëz heshtin ndaj çdo denoncimi të Belind Këlliçit, ama kur doli posteri të gjithë këta persona, me një shpejtësi të rrufeshme i janë kundërvënë dhe të godasin aspektin e tij moral, ndërkohë nuk ka qenë asnjëherë çështja tek morali.

Kjo është shumë shqetësuese, sepse tregon sa të shumtë patronazhistët e Erion Veliajt në Tiranë. tregon gjithashtu se sa të drejtë ka Belind Këlliçi që i trazon, shkund këta persona për të dalë aty ku duhet, që është figura dhe programi i tij për të luftuar Erion Veliajn dhe për të bërë një Tiranë për të gjithë’, tha ndër të tjera Andi Musataj në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco