Dhuna ndaj Bato Dalipajt/ Berisha: Akt i rëndë, u bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo presion

Dhuna ndaj Bato Dalipajt/ Berisha: Akt i rëndë, u bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo presion

13:31, 26/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, dënoi dhunën e ushtruar ndaj një punonjësi të Bashkisë së Patosit, pasi refuzoi të mblidhte vota për PS-në.

“Falangat e krimit elektoral të administratës së narkoshtetit kanë dhunuar fizikisht, keqtrajtuar kafshërisht qytetarin Bato Dalipaj sepse kanë dashur t’i imponojnë me detyrim, paraqitjen e listës së votuesve, të cilët ai duhet të komprometonte për PS-në.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të drejtorit të ndërmarrjes komunale të Bashkisë Patos, ndaj punonjësit Bato Dalipaj.

Ky është një akt i rëndë, një dëshmi flagrante e përdorimit të makinerisë shtetërore si makineri dhune, terrori ndaj qytetarëve dhe votës së tyre të lirë.

Nga ana tjetër, jam këtu për t’i shprehur nderimin më të thellë, solidaritetin më të madh, zotit Bato Dalipaj, një hero i votës së lirë, për qëndresën e tij të pamposhtur ndaj gangsterëve të pushtetit, ndaj kriminelëve elektoralë të pushtetit.

Garantoj Baton se akti i tij është një akt frymëzues për të gjithë qytetarët shqiptarë, për t’i treguar vendin armiqve të votës së lirë, falangave të Edi Ramës.

U bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë në portalin e Transparencës së PD, sikundër edhe si qytetarë dixhitalë, çdo akt apo presion nga kriminelët elektoralë, duke filluar nga krye-kryekrimineli Edi Rama.

I garantoj se opozita shqiptare dhe PD do bëjnë gjithçka që këta kriminelë elektoralë të marrin ndëshkimin e merituar.

Njëkohësisht, i ftoj të mbajnë parasysh se entuziazmi, se elektrizimi i krijuar sot në shoqërinë shqiptare nga kandidaturat e primareve, ka kallur tmerr shpirtëror, si tek kandidatët e bodrumit të mafias, ashtu edhe te vetë Edi Rama, i cili në një akt të paprecedent në historinë 32-vjeçare të zgjedhjeve, me vetëdijen se kandidatët e tij janë njerëzit më të diskredituar të shoqërisë, ka pushtuar vetë të gjitha hapësirat komerciale të reklamave, vetëm e vetëm që t’i vendosë në errësirë ata.

Ai e di se dalja e fytyrës së Erion Veliajt në Tiranë, u kujton qytetarëve të Tiranës, sipas polleve serioze, tre tipare fatale: hajdutin, gënjeshtarin, fallsin.

Për herë të parë në 32 vite, qytetarët shpallin falls një politikan më shumë se 65 përqind e tyre. Të njëjtin politikan e shpallin vjedhës, të korruptuar, 67 përqind të tyre. E shpallin gënjeshtar, 64 përqind e tyre.

Edi Rama duke e ditur se votohet për të dhe jo për Ramën, zë hapësirat e reklamave me shpresë se do mund të largojë këto mendime nga qytetarët. E vërteta është se me këtë akt të paligjshëm ai vetëm rëndon mëkatet e tij,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco