Kërcënimi i Ramës për votuesit/ Vasili: Shqipëria ta ka vendosur fundin...

Kërcënimi i Ramës për votuesit/ Vasili: Shqipëria ta ka vendosur fundin...

12:22, 26/04/2023
A+ Aa A-

Partia e Lirisë përmes nënkryetarit të saj Petrit Vasili i është kundërpërgjigjur deklaratave të sotme të bëra nga kryeministri Edi Rama në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS-së

Nga Petrit Vasili

Kryehajduti, që falimentoi bashkitë e Shqipërisë, ka fytyrë e kërkon vota.

Kryehajduti, që ka turp nga kandidatet e tij, i ka futur ata në brekushet e tij që vijne erë, se nuk i nxjerr dot përpara njerëzve.

Kryehajduti, që falimentoi të gjithë ujësjellësat e Shqipërisë, po na flet për vota.

Kryehajduti po thotë se nuk do t'u japë lekë bashkive të opozitës dhe gjithë Shqipëria qesh me lehjet e këtij qeni të rrahur e të lodhur, se paratë e buxhetit s'janë të babait të tij, por të të gjithë shqiptarëve.

Kryehajduti, që falimentoi Shqipërinë me miliarda euro borxhe, që i mori vetëm për t'i vjedhur, po na flet për qeverinë e tij të vdekur.

Kryehajduti, që nuk tremb dot më as ata që ka përqark, bën sikur kërcënon dhe gjithë Shqiperia qesh e vdes gazit me të.

Kryehajduti, që ktheu Shqipërinë në narkoshtet, po na flet për të ardhmen.

Kryehajduti, që e futi Shqiperinë në listen e zezë të pastrimit të parave, po na flet për qeverisje.

Kryehajduti mik i McGonigal-it dhe lloj e soj mafiozi e trafikanti, ka surrat dhe po na flet për qeverisje.

Kryehajduti që largoi 700 mijë shqiptarë për shkak të qeverisjes se tij prej horrash ka fytyrë dhe na tregon të ardhmen.

Kryehajduti, që nuk la gjë pa vjedhur nga bregdeti e deri te banesat e njerëzve të thjeshtë, nga koncesionet e deri tek tenderat me dhjetëfish çmimi, nga inceneratorët e deri te Porti i Durrësit, nga tërmeti e deri te pandemia, ka surrat e flet për të ardhmen.

Kryehajduti nuk numëron dot të ketë bërë asgjë të mirë për qytetarët, por ju ka humbur edhe mjaft të mira të siguruara me aq sakrifica nga ata që qeverisën përpara atij.

Kryehajduti është e vetmja fatkeqësi për shqiptarët, është i vetmi hall, është i vetmi problem që ata e njohin shumë mirë dhe që do ta zgjidhin si duhet dhe shumë fort në 14 maj.

Një kryehajdut me majasëll në tru nuk i duhet askujt aq me pak popullit shqiptar.

Ndaj kryehajduti ky mbeturinë mafioze duhet groposur në fushën e mbeturinave të historisë ashtu siç gropos ai plehrat pa i perpunuar fare.

Falmeshendet Kryehajdut se Shqipëria ta ka vendosur fundin....e turpshëm sigurisht!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco