Këlliçi hap takimet e tij për median: Janë shqetësuar të korruptuarit

12:04, 26/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ftoi mediat që të ndjekin nga afër takimet e tij.

Nga zona e ‘5 Majit’, Këlliçi shpjegoi edhe se kujt i drejtohej me posterin e gishtave.

“Jam i gatshëm të diskutoj në çdo studio se kujt i drejtohem unë me atë mesazh.

Unë i jam drejtuar korrupsionit, fenomenit të korrupsionit. Mesa duket janë shqetësuar të korruptuarit.

Më shihni, jam pa truprojë, se nuk i ka futur dorën në xhep askujt. Jam i vendosur ta çoj në pension politik Erion Veliajn. 

Lufta ime është pa kufi dhe pa censurë ndaj korrupsionit,” tha Këlliçi.

Qytetarë të shumtë e shoqëronin Këlliçin gjatë ecjes në zonë. Ndërkohë mediat i drejtuan pyetje lirshëm kandidatit opozitar dhe e ndoqën atë gjatë rrugëtimit.

Kandidati opozitar deklaroi se historia e diplomës së tij është shpifje dhe zhurmë për të tërhequr vëmendjen nga çështjet reale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco