Rama shantazhon sërish votuesit: Nuk ka fonde nëse do të votoni opozitën

Rama shantazhon sërish votuesit: Nuk ka fonde nëse do të votoni opozitën

10:32, 26/04/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama vazhdoi sërish presionin dhe shantazhin ndaj votuesve.

Në mënyrë të paligjshme, Rama përsëriti përpara kamerave pas mbledhjes së kryesisë, se nuk do ketë fonde për qytetarët nëse votojnë për opozitën.

“Ky nuk është presion, kjo është një mënyrë për t’ia thënë drejtpërdrejt njerëzve se do të jetë i pamundur bashkëpunimi, sepse këta kandidatë nuk janë vënë aty për të zgjidhur hallet dhe problemet e komunitetit, por për të krijuar oaze të luftës politike, për të ngritur barrikada me qeverinë qendrore dhe për t’i trajtuar bashkitë si pengje lufte”, tha Rama.

“Ne do të bëjmë tonën në çdo bashki, por në Shkodër e kemi pasur zero bashkëpunimin, jo se nuk kemi dashur, por sepse kandidatët e këtyre forcave i përkasin një familjeje të shthurur politike, e cila nuk ka pasur kurrë aftësinë të drejtojë në funksion të komuniteteve. Shkodra sot është i vetmi qytet i Shqipërisë, ku plehrat rrinë mbi kazanë me ditë të tëra dhe nuk mblidhen. Njësoj siç ishin në çdo qytet para se ne ta vendosnim prioritet pastrimin e qyteteve tona. Zgjedhja është mes një force të madhe politike që ka treguar se çfarë di të bëjë dhe që ka treguar vullnetin se mund të bëjë akoma më shumë. Siç hoqa unë apendicitin tim, edhe shqiptarët duhet ta heqin apendicitin e tyre”, tha kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco