I trembur nga fushata e opozitës/ Rama kërcënon sërish: Më 14 maj vendoset fuqia e bashkëpunimit mes qeverisë qendrore dhe vendore

I trembur nga fushata e opozitës/ Rama kërcënon sërish: Më 14 maj vendoset fuqia e bashkëpunimit mes qeverisë qendrore dhe vendore

10:17, 26/04/2023
A+ Aa A-

Pasi ka falimentuar një numër bashkish në vend duke patur edhe pushtetin qendror edhe atë lokal kreu i qeverisë Edi Rama ka përsëritur sërish sot në shkelje flagrante të ligjit dhe kushtetutës

kërcënimin për votuesit kur tha pas mbledhjes së Kryesisë së PS se, “më 14 maj vendoset fuqia e bashkëpunimit mes qeverisë qendrore dhe vendore”.

Siç duket fushata e opozitës së vërtetë e ka çorientuar dhe po e vë në siklet të madh pasi po i dalin gjerat nga kontrolli i pazareve që ishte mësuar ti ofroheshin nga opozita e emëruar prej tij.

Ja çfarë deklaroi Rama:

Edi Rama: “Kundërshtarët tanë të vërtetë janë problemet që kanë çdo bashki. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë elementë sepse po dalim nga një kthesë e madhe e fortë në raportin ekonomik.

Jemi në një moment ku kemi nisur rritjen më të lartë të pagave në 3 dekada. Kemi dyfishuar të ardhurat për frymë. Këto fakte flasin për një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe për të shkuar para.

Më 14 maj vendoset fuqia e bashkëpunimit mes qeverie qendrore dhe vendore, patjetër kanë një komponent tjetër që nuk mund ta fshehim, se po ta fshinin do ishim njësoj sikur struci kur fut kokën në rërë, më 14 maj njerëzit duhet të qëndrojnë në krahun e duhur të historisë, që është të qëndrosh në krah të aleancave strategjike.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco