Nuk kanë mbështetje, kanë ‘fuqi blerëse’ për këdo që është në shitje!

Nuk kanë mbështetje, kanë ‘fuqi blerëse’ për këdo që është në shitje!

10:09, 26/04/2023
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri

Gjasme-mbështetje, nga një gjasme-elitë, e një shoqërie që shtypet nën një gjasme-demokraci e që është gjunjëzuar nën peshën e plotfuqishmërisë së korrupsionit e krimit!

Plotfuqishmëria e parasë së pisët që blen "personalitete", për të dëshmuar të kundërtën e asaj që shohim, provojmë në kurriz dhe e vuajmë çdo ditë.

Të blesh individë në shitje, qofshin edhe me emër, nuk është mbështetje, është thjesht fuqi blerëse e cilitdo që është në shitje.

Për fat të mirë nuk i blejnë dot të gjithë shqiptarët, por po përpiqen t'i bindin "të jenë të lumtur" siç gënjejnë "elitat" në spotet e pushtetit...

"Elitat" i blejnë, me paret që i mungojnë çdo shqiptari, tek dyqani i mishit, i bulmetit, i veshjeve... i bukës...

Shqiptarët këtë e dinë!!!

Sado "fuqi blerëse" të kenë, ata që nuk janë në shitje janë shumë më shumë!!!

Ata janë ELITA e kësaj shoqërie!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco