LIVE/ Alfred Lela në 'Kafe Shqeto 'për ata që sëkëlldisen nga posteri i ‘Ciao’ Belos'

LIVE/ Alfred Lela në 'Kafe Shqeto 'për ata që sëkëlldisen nga posteri i ‘Ciao’ Belos'

09:19, 26/04/2023
A+ Aa A-

Alfred Lela, Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD, është ftuar këtë mëngjes në emisionin "Kafe Shqeto" në SYRI TV, për t'u dhënë pak më shumë shpjegime, "atyre që sëkëlldisen" nga posteri i fundit i Belind Këlliçit, kandidatit të opozitës për kryebashkiak të Tiranës, nga posteri që tërhoqi vëmendje të madhe.

Posteri?! -" Së pari, është simbolikë politike; së dyti, është guxim politik; sSë treti, është mënyrë e të thënit se, nuk mund të vazhdojmë të ulim kokën dhe as gishtat, kur gjërat kanë ikur për gisht.

së katërti, gishti, grushti, bërryli janë pothuajse toteme të komunikimit urban dhe politik;

së pesti, pse mërziteni kaq shpejt me një ‘kundravajtje’ etike të një kandidati opozitar, sakohë që lopëroni në lëndinën qeveritare me lopata, pemë potemkinase dhe lejfenë të dalluar, ku bajgat e një kontroversialiteti kallp, i hapin stërkat edhe deri te ju, o pelegrinë të Partisë së Namuzit!;

së gjashti, reagimi ndaj gishtave të Belos ngjan me tërbimin që kishit kur Bashkia drejtohej nga Basha dhe vendoseshin ato shitoret e drunjta në Pedonale. Nuk kishte digë t’ju ndalte në urrejtjen elitiste për qoftet, birrat dhe argëtimin e ‘vegjëlisë’. Kur erdh’ Veliaj, dhe e mbush sa herë don sheshin Skënderbej- sa 120 pedonale bashkë- me tollovi, tallava e ça-ke-me-ta, e squllni sqepin dhe bini squk;

Së shtati, po më kujtohet itash një shprehje e BHL që thotë: Amerika është vend i madh sepse atje, askush nuk e ka të drejtën që të mos ofendohet… (këtë të fundit e kam për neo-sovjetikët e Tiranës që bëjnë si proto-amerikanë të orëve më të para)"

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco