Shkodra ka Lau Tseu-n (老子) e saj!

Shkodra ka Lau Tseu-n (老子) e saj!

09:13, 26/04/2023
A+ Aa A-

Nga Ted Kopliku*

Edhe një konstatim të fundit për mbjellësin e pemëve në liqen, Benetin. U interesova çfarë propozonte kandidati përtej projekteve 3D, të frymëzuara në Dubai (i njohur më shumë për gastronominë atipike, ushqime patronazhistësh) dhe gjeta mençuri mijëvjeçare. Kryefjala e programit ishin : «pozitivitet», «energji pozitive», «të mos ankohemi më». Këtë kishte zbuluar në qytetin e Shkodrës dhe donte ta kanalizonte. Kishte hapur madje edhe një website me këtë koncept.

Mu duk e gjetur. Si kandidat i një partie që erdhi në pushtet duke i rënë lodrave, më pas mori pushtetin e vetme duke i rënë tepsijave dhe sot kërkon të vrasë përfundimisht demokracinë duke kërcyer tallava nëpër sheshe gju më gju me popullin apo duke ngrënë speca, kastraveca, qepë e domate, Beci distancohet nga kjo kulturë otomane.

Ai kërkon ta mbështesim si profesor yoga-t. Beneti është pjesë e filozofisë taoiste, që refuzon mendimin negativ dhe hakmarrjen. Pra, ta harrojë Shkodra që, që nga 2013-a, është qyteti më i persekutuar nga qeveria që Beci përfaqëson. Të përqëndrohemi tek energjitë pozitive dhe të jemi mirënjohës për « ça na ka fal Zoti ».

Lao Tseu, babai i taoizmit, ka një shprehje që e përmbledh këtë filozofi. Ai thotë : « Nëse dikush të ka ofenduar, mos kërko të hakmerresh. Ulu buzë liqenit dhe shpejt do shikosh kufomën e tij të kalojë ».

Shënim : në liqenin e Lao Tseu nuk mbilleshin as pemë e megjithatë ai gjente qetësinë për të falur e për tu mos u hakmarrë.

*Anetar i Departamentit Brain Gain në PD

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco