Po si nuk skuqet dhe nuk zverdhet kur mashtron ky njeri!

Po si nuk skuqet dhe nuk zverdhet kur mashtron ky njeri!

08:45, 26/04/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Po si nuk u ngop duke mashtruar ky njeri!
Po si nuk skuqet dhe nuk zverdhet kur mashtron ky njeri!
Po si nuk mbajti asnjë premtim fare ky njeri!
Sa shumë mashtroi kur premtoi me ulërimë: Për ujin 24 orë në ditë, ujë Korçe me çmim Bathore që nuk e pruri kurrë.
Për 1 milion pemët imagjinare, që do mbulonin një sipërfaqe sa dyfishi i Tiranës!
Për lejet e ndërtimit që nuk do të jepte dhe jo vetëm që i dha, po përmbyti Tiranën me kulla.
Për shkollat që vazhdojne me turne.
Për trasportin urban që është për faqe të zezë dhe autobusët që bien mbi Lanë, marrin flakë, bëjnë aksidente në mes të bulevardit.
Për trafikun mizerabel nervashkaterrues dhe për turp edhe në zemër të Tiranës.
Për shkatërrimin e Teatrit që në 2020, ku edhe sot e kësaj nuk është ndërtuar asgjë megjithse mashtruesi beri sikur vuri edhe tullen e pare.
Për mbeturinat, qe vazhdojne por qytetaret paguajne Incenerator Imagjinar dhe groposje primitive per turp te mbeturinave.
Për gjelberimin qe e premtoi, pir ne fakt e zhduku me betonin e kullave qe zaptuan edhe rruget e kalimit.
Për parkun e Liqenit qe po kafshohet perdite nga betoni i oligarkeve.
Për Pyllin Orbital imagjinar pjese e menuse se mashtrime.
Për Lumin e Tiranes qe gjoja do ta kthente ne hapesiren me te madhe rekreative dhe qe realisht eshte dizaster.

Shikojeni me vemendje dhe sapo te hape gojen dijeni qe ky vetem mashtron dhe genjen. Kuptohet tani ne kohe fushate ky prodhimin e mashtrimeve e ka me sasi shume te larte.
Para Tiranes dhe qytetareve te saj ketij Veliajt i ka dale krejt boja sepse faktet flasin dhe faktet akuzojne!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco