Banorët e Bërxullës rikthehen në rrugë: Të pafytyrët kërkojnë vota, hile me lejet për fushatë

Banorët e Bërxullës rikthehen në rrugë: Të pafytyrët kërkojnë vota, hile me lejet për fushatë

08:46, 26/04/2023
A+ Aa A-

Nuk i ndalin protestat banorët e Bërxullës. Në muajin e tetë të revoltës ndaj punimeve për aksin Thumanë-Kashar pa shpronësim të drejtë, banorët u rikthyen dje në rrugë për të kërkuar hiç më pak nga ç’u takon, kompensim në vlerën e tregut.

Ata thonë se nuk “gënjehen” nga biseda e zhvilluar një javë më parë me drejtuesit e Hipotekës duke shtuar se po shfrytëzohet fushata elektorale për t’i mbajtur me premtime të rreme dhe se punimet po vijojnë në mënyrë të paligjshme. Një nga banorët komentoi dhe posterat që Kryeministri Edi Rama të vendosur në Tiranë në kuadër të fushatës elektorale të 14 majit, duke e cilësuar atë dhe të gjithë politikanët shqiptarë të pafytyrë pasi interesohen vetëm për vota. Ata i bënë thirrje qeverisë dhe ministrisë që të ndalojë sa më parë projektin që cenon pronat e tyre.

“Po na rrembejne pronat”

Përmes mikrofonit të “Panorama TV”, një nga banorët iu drejtua Kryeministrit Rama, duke thënë se “duhet të shohë se si po u rrëmbehen pronat”, ndërsa shton më tej se s’po kërkon gjë tjetër përveçse fëmijët e tyre të jetojnë njëjtë si ata të politikanëve. “Shpresojmë në Zot sepse politikanët shqiptarë më të pafytyrë, më ordinerë që dalin nëpër fushata e kërkojnë vota. Na thonë, na votoni prapë neve që të pimë gjakun e fëmijëve tuaj. Punimet po i avancojë paligjshmërisht.

Kemi provat të vijmë të sekuestrojë punimet janë shkelur të gjithë të drejtat e banorëve të fshatit Bërxullë. Nuk po kërkojmë gjë tjetër, përveçse të jetojmë si fëmijët e këtyre, fëmijët tanë të jetojnë si fëmijët e këtyre. Na takon edhe neve të gëzojmë. Sa nuk është vonë të verifikojnë këto punime, është fundi i çdo Nuk i ndalin protestat banorët e Bërxullës. Në muajin e tetë të revoltës ndaj punimeve për aksin Thumanë-Kashar pa shpronësim të drejtë, banorët u rikthyen dje në rrugë për të kërkuar hiç më pak nga ç’u takon, kompensim në vlerën e tregut. gjëje. Shpresojmë në Zot sepse politikanët shqiptarë më të pafytyrë, më ordinerë që dalin nëpër fushata e kërkojnë vota, s’ka shpjegim. Kryeministri të shohë si po rrëmbehen pronat tona dhe të gjithë fshatit Bërxullë”. Prej tetë muajsh, banorët e Bërxullës që preken nga autostrada Thumanë-Kashar kërkojnë shpronësime të drejta duke thënë se ‘flenë me strese e halle të mëdhaja’. Ndonëse morën premtim nga drejtori i Kadastrës për zonën Kamzë-Vorë se pronat e tyre do të certifikohen, kërkojnë vlerësimin e banesave dhe të gjejë tokën ku do të stabilizohen.

“Ministrat bejne sehir”

Në një deklaratë për mediat, kryeplaku i fshatit, Muharrem Koni, tha se presin zbatimin e ligjit nëse ky projekt do zbatohet dhe të vlerësojnë pronën, pasi fshati i tyre izolohet totalisht. Sakaq, theksoi se nuk do të tërhiqen derisa të marrin zgjidhje kërkesat e tyre. “Presim zbatimin e ligjit, nga Kryeministrit, ARSH pasi një projekt madhor si ky kush e bëri? Të gjithë drejtoritë përkatëse, flenë gjumë nga 8 muaj. Të nxjerrin vlerën e pronave dhe banesave sipas tregut, nuk dimë se çfarë do bëjmë. Nga ministrja e Bujqësisë që nuk flet sesa toka po shkatërrohen, ajo bën sehir. Si merret prona.

T’i thërrasin mendjes dhe të bëjnë vlerësimin e pronës, ne nuk mund të jetojmë në këtë formë. Punimet kanë arritur deri këtu vetëm duke bërë marrëveshje individuale, çdo njeri e ka me pronën, ne nuk e ndalojmë dot. Po të ishte shteti që zbatonte ligjin, do ishte mbaruar si punë. Publikimi i kësaj lejeje kuptohet se ka hile, shfrytëzojnë kohën e fushatës. Jemi në pikën zero, ky kryqëzim do dalë jashtë funksionit, fshati izolohet totalisht. Nëse nuk certifikohen pronat, çfarë do bëni?!”, deklaroi Koni duke shtuar më tej se janë të gatshëm të protestojnë deri sa të marrin zgjidhje dhe çdo pronë të certifikohet sipas ligjit. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania “Gener2” që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme.

“Projekti i sherben firmes, jo neve”

Banorët ngrenë pikëpyetje mbi projektin dhe se si anashkalohen në këtë mënyrë duke shtuar më tej se duan t’i vihet në dispozicion projekti i rrugës pasi pretendojnë se do i izolojë fshatin. “I kam të gjitha të dokumentuara, kërkoj zbatimin e ligjit duke nisur nga kryeministri, ARRSH. Si merret prona? Ka mënyra të tjera për t’u zhvilluar rruga. Projekti i shërben firmës, jo ne. T’i thërrasin mendjes, të kthehen me këmbë në tokë e të bëjnë vlerësimin e banesave siç na takon ose të na gjejnë tokë shteti e të na stabilizojë. Çdo njeri e ka pronën me certifikatën e vet dhe është e drejta e tij. Unë nuk kam tagër ligjor ta ndaloj. Nuk do e kenë shansin të zhvillojnë aktivitete këtu pa na dhënë zgjidhje. Kërkoj të vihet të na prezantohet projekti i rrugës”, tha kryeplaku i fshatit Bërxullë, Muharrem Koni.

Ultimatumi i fundit: “Do vetëflijohem këtu”

Banorët e Bërxullës kanë paralajmëruar qeverinë për dëmet që po u bënë. Gjatë protestës, ata kanë deklaruar se mallkimi i tyre ka për t’i zënë dhe se nuk po e durojnë dot më këtë situatë. Po ashtu ai ka ironizuar dhe posterat e Ramës për fushatë, duke thënë se askush nuk do ta shoh më atë. “Ta harrojnë se mund të mposhtin popullin tonë, mallkimi ynë do i zërë dita ditës. Ne do protestojmë, inshallah marrin gjithë arsenalin e tyre, fitorja është e sigurt. Shqiptarët na kanë dhënë mesazhin se do fitojmë, po na thonë se kryeministri po sulmon në çdo cep. Këta janë mësuar me sistemin e kaluar, po ka ardhur frymë demokratike dhe ne kërkojmë të drejtat tona. Unë do ta jap jetën time. Do ta bëj atë që s’e ka bërë kush, t’i thirrasë mendjes Kryeministri dhe ajo ministre. Me ultimatume ne mund të bëjmë më shumë, nuk durojmë më. Ka vendosur 1000 postera, po kush po ia sheh surrati, ai i palarë. T’i heqë menjëherë, siç i hoqi tonat. Ka 100 milionë lekë që po i ha me tokën këtu, populli nuk e duron dot. Mallkimin tonë në kokë e kanë, ne kemi durim dhe do e mposhtim”, tha banori. “Kush vjen për te banesa ime, i gjallë nuk futet. Mos ta ketë të lehtë Kryeministri dhe Balluku që do bëjnë rrugë në fshatin tonë”, thotë një banor tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco