Berisha shpjegon vendimet e Rusmajlit kundër PD: Rama i ka premtuar Avokatin e Popullit!

Berisha shpjegon vendimet e Rusmajlit kundër PD: Rama i ka premtuar Avokatin e Popullit!

23:31, 25/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha shpjegoi pse Ilir Rusmajli si anëtar i KAS, pranë KQZ-së, merr vendime kundër Partisë Demokratike. 

Berisha tha se Rama i ka premtuar Rusmajlit se do ta vendosë në krye të Avokatit të Popullit, duke shtuar se kanë rënë dakord për vendimmarrjen kundër selisë blu.

“Kjo është vepër e Edi Ramës sepse i ka premtuar që do ta bënë avokat të popullit. Kanë rënë dakord që ai të marrë këto vendime dhe ta çojë në krye të Avokatit të Popullit”, deklaroi ai.

Ish-kryeministri Berisha u kthye edhe 17 vite pas në kohë, duke treguar për shkarkimin e Rusmalit nga posti i zv/kryeministrit kur ai drejtonte qeverinë.

Berisha sqaroi se Rusmajli mori vendim për të shkarkuar drejtorin e Burgjeve për shkak se vëllai i tij nuk fitoi tenderin për të cilin ishte futur në garë.

“Sali Berisha është Sali Berisha. Ai sillet në këtë mënyrë sepse është larguar për korrupsion nga detyra e zv kryeministrit. I kam thënë paraqit dorëheqjen, por largimi i tij ka qenë vendim i prerë i Sali Berishës ndaj një njeriu që shkeli në mënyrë flagrante dhe korruptive ligjin. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve hap një tender dhe në tender shkon i vëllai i Ilir Rusmalit. Dhe drejtori e regjistron. Kur e kërcënonte me të vëllanë zv kryeministër. Kjo është historia. Iliri shkarkoi drejtorin në kundërshtim me ligjin. Ndodhi që ditën që ndodhi skandali duhet të nisesha në drekë jashtë, Ilir Rusmajli në mënyrë jashtë kontrollit të vetes e mori dhe e shkarkoi në kohën kur ishte kompetencë e kryeministrit. U ktheva, ai mori një shkarkim”, tha Berisha për Panorama Tv. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco