Manjani: Truku i Ramës prej 20 vitesh, ndërton fasada të reja që ju zënë diellin shtëpive ekzistente

22:18, 25/04/2023
A+ Aa A-

Juristi Ylli Manjani i ftuar në ‘A show’ me Adi Krastën argumentoi se betonizimin e Tiranës e shikon si një truk nga ana e kryeministrit, ku prej njëzet vitesh krijon fasada pa u ndërgjegjësuar se kjo fasadë i pengon rrezet e diellit për shtëpitë egzistente.

Edhe unë e mendoj këtë që ky është një truk që Rama bën me Tiranën 20 e sa vjet. Një truk specifik që ka ecur, një hile e lezeçme që të sjell në mendje një ndërtesë të bukur, me ngjyra, por lind pyetja a është ky shpëtimi dhe zhvillimi i qytetit?! Kjo është pyetja që Tirana duhet ta bëjë, por nuk e bën. Këta e kanë te marketingu, estetika, forma. Unë bie dakort por ka një problem të madh, mos këto kulla po zënë diellin e shtëpive egzistuese?! Kemi diskutuar për kullat e biznesmenëve të favorizuar nga qeveria, kulla me nëntë kate pa leje, të denoncuar nga vetë qeveria, pse nuk shembet ajo? Fjala vjen.

Kjo është e gjithë Tirana, të vë një fasadë interesante dhe të zë diellin. Kjo nuk është jetë, është çmenduri, njerëzit kanë harxhuar para për t'i blerë ato shtëpi sepse kanë parashikuar që aty do t’ju bjerë dielli dhe krejt papritur, nuk ka më diell. 
E dyta që është më e rëndësishmja, mirë që i ngremë këto kulla, po si ka mundësi që vetëm ndërtojmë dhe nuk prodhojmë gjë ne?

Bavaria prodhon BMW dhe Audin dhe është aktualisht në krizë strehimi, çfarë prodhojmë ne për t'i merituar këto kulla?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco