Zhulali: Belindi ka bërë një program për qytetarët e Tiranës. Në fillim censura ishte e madhe

Zhulali: Belindi ka bërë një program për qytetarët e Tiranës. Në fillim censura ishte e madhe

21:35, 25/04/2023
A+ Aa A-

Drejtuesja e fushatës së Belind Këlliçit, Ilda Zhulali e ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka treguar se në fillim ndaj kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, është bërë një censurë e madhe mediatike.

Gjatë bisedës, Zhulali është shprehur se, programi për Tiranën është bërë me vendosmërinë e Belindit pas takimeve 3 mujore që ai ka zhvilluar me qytetarët, nëpër të gjitha rrugët e kryeqytetit.

‘Është një djalë i guximshëm dhe i vendosur. E gjithë merita për këtë fushatë që ka dalë jashtë kutisë së zakonshme edhe për PD-në, është e Belindit. I gjithë programi që ne kemi për Tiranën, ka qenë vendosmëria e Belindit për ta sjellë në këtë formë dhe e ka bërë pasi ka zhvilluar 3 muaj takime me qytetarët në Tiranë. Ai donte që programi i tij të ishte i vërtetë dhe të ju fliste njerëzve për gjëra konkrete. Nuk ka bërë projekte të mëdha të bukura që janë të pambajtshme.

Kështu e nisëm në fillim, por ajo që ishte e paprecedentë ishte një censurë e madhe mediatike. Ne nuk gjenim një dritare për të folur me masën e madhe të njerëzve. Në të gjitha televizionet Belindit nuk i afrohej një dritare komunikimi. Kjo ishte censura e parë.

E dyta, ishte se në ato debate që ftoheshim, duhej të debatonim vetëm për luftën e madhe politike dhe jo problemet për qytetin. Ishte aftësia e Belindit që arriti të depërtojë në të gjithë këtë mur të madh, me premtimin e tij të parë të autobusit pa pagesë.

Pse mori vëmendje ky projekt, sepse qeveria dhe bashkia e Tiranës që janë mësuar të na japin gjithmonë shifra marramendëse për çdo lloj projekti, krejt papritur u doli një projekt i bëshëm dhe që nuk bënte aq shumë para. Pas këtij projekti ne prezantuam dhe 4 të tjerë, ashtu siç janë dhe të gjitha këto projekte janë goditur për çështjen e parave’, - tha Ilda Zhulali në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco